• |
ide | kryesore

Mediat greke: Rama kërkon të qetësojë Athinën me arrestimin e Goros

Arkiva, Lajme, Të fundit
goro



Arrestimi i kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro ka gjetur një jehonë të rëndësishme në mediat më të mëdha të Greqisë. Nga një vëzhgim që bëri lapsi.al shihet se pjesa më e madhe e tyre thekson se arrestimi erdhi pas një denoncimi të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri që qëndron ende në burg.

“Kathimerini” shkruan se Goro nuk dha dorëheqje pavarësisht humbjes në zgjedhje ndërsa CNN.gr thekson faktin që çështja lidhet me një tiokë kuka investuar Artan Gaçi, bashkëshorti ish-ministres Olta Xhaçka.

Në një analizë të gjatë të saj gazeta “Protothema” shkruan se arrestimi i Goros vjen pas denoncimeve të shumta për “shpërdorim detyre” dhe “tjetërsim prone”. Gazeta greke e konsideron arrestimin një skenar që lehtëson pozitat e Ramës me çështjen.

“Të bën përshtypje fakti që ky zhvillim, me arrestimin e Goros, i cili deri më tani nuk kishte pranuar të jepte dorëheqjen, i lehtëson manipulimet e Ramës. Kjo pasi Gjykata e Lartë kishte theksuar se është i paligjshëm qëndrimi i tij në pozicionin e kryetarit të bashkisë.

Në të njëjtën kohë, edhe Athina e kundërshtonte qëndrimin e Goros në postin e kryetarit të bashkisë edhe pse ai i kishte humbur zgjedhjet. Ndoshta momenti i arrestimit nuk është rastësi, pasi pak ditë më parë Rama emëroi në postin e prefektit të qarkut të Vlorës, ish-deputetin minoritar të PS-së Vangjel Tavo, i cili ka për detyrë edhe mbikëqyrjen dhe menaxhimin e qytetit të Himarës” – shkruan Protothema.

“Me shumë gjasa, pala shqiptare shpreson që me këtë “vjedhje” të qetësojë reagimet greke edhe pasi Goro i rrëmbeu Belerit, fituesit të zgjedhjeve, bashkinë e Himarës, edhe pse prania e Tavos, një tjetër përfaqësues i minoritetit, nuk ka lidhje me Himarën dhe OMONIA-n” – shkruan gazeta greke.

“Protothema” citon gjithashtu se arrestimi i Goros u bë pas denoncimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Goro dhe një person tjetër i identifikuar si Mihallaq Bonjaku u arrestuan, ndërsa tre të tjerë u caktuan në arrest shtëpiak. Arrestimet lidhen me statusin e investimit strategjik të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme dhe ish-ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Sipas gazetës greke Jorgo Goro është arrestuar në një lokal në Drimadhes, ndërsa në momentin e arrestimit ka qenë edhe një prokuror. Duhet theksuar se ai qëndroi në postin e tij si kryebashkiak i Himarës, pavarësisht humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit nga Fredi Beleri i cili u arrestua dhe u dënua me 2 vjet burg për blerje votash. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Arrestimi i Goros/ Drejtësi nga SPAK, apo kalkulim politik?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *