• |
ide | kryesore

Pamela Anderson martohet me trupërojën në mënyrë sekrete

-Instant, Paparazzi, Slider

Pamela Anderson është zyrtarisht një grua e martuar! Aktorja e “Baywatch” kurorëzoi dashurinë me ish-truprojën, Dan Hayhurst, natën e Krishtlindjeve, ku sipas “DailyMail”, e gjitha ndodhi në një ceremoni intime në shtëpinë e saj kanadeze.
“Jam ekzaktësisht aty ku kisha nevojë të isha, në krahët e një burri që më dashuron vërtet”, mësohet të ketë thënë Pamela për Hayhurst-in, me të cilin u dashurua gjatë karantinës.


Modelja e “Playboy” ka sqaruar se ceremonia martesore u zhvillua në shtëpinë të cilën ajo ua bleu gjyshërve 25 vite më patë.
“Këtu u martuan prindërit e mi dhe janë ende bashkë”, u shpreh Anderson.


Të martën, modelja dhe aktorja publikoi një fotografi të sajën në Instagram, krahas së cilës shkroi:
“Ky do të jetë postimi im i fundit në Instagram, Twitter apo Facebook. Asnjëherë nuk kam qenë e interesuar ndaj mediave sociale”, duke shtuar se tanimë e frymëzon leximi dhe të shijuarit të natyrës.
Anderson gjithashtu ka qenë e martuar me Tommy Lee-n, Kid Rock-in dhe me Rick Salomon-in, dy herë. Ndërkohë, vitin e shkuar, ajo dhe Jon Peters i dhanë fund historisë së dashurisë, një ndarje që u shoqërua me lajmin se dyshja ishte martuar më herët. Nga ana e saj, Pamela tha se nuk ishte martuar kurrë me Peters-in, duke e krahasuar romancën e tyre të shkurtër me “vetëm një drekë të çuditshme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu