• |
ide | kryesore

Aksidenti me vdekje në Shkodër, policia zbardh detajet (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Koplik – Shkodër, në fshatin Shtoj i Ri. Per pasojë ka humbur jetën Agim Shkambi, 50 vjeç, ndërsa mjeti tip “Fiat”, që e shkaktoi aksidentin drejtohej nga efektivi i policisë, Gjergj Gjeloshi. Policia raporton se Shkambi ka qenë duke lëvizur me biçikletë në momentin që është përplasur nga efektivi Gjeloshi. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, i cili është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Informacion Paraprak

Më datë 29.01.2021, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Koplik – Shkodër, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, automjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi Gj. Gj. 26 vjeç, ka goditur shtetasin A. Sh. 49 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi A.Sh është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe me pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit shtetasi Gj.Gj është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme. Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për sqarimin e rrethanave të aksidentit. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *