• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh me pandeminë/ Dyshimet për variantin britanik të Covid-19 në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ditën e shtunë treguesit e pandëmisë kapën një tjetër rekord në lidhje me numrin e personave të infektuar me covid-19. Shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në vendin tonë arriti në 901 persona të rinj të prekur me covid brenda 24 orësh. Përhapja e virusit në një nivel të tillë, nuk është surprizë. Përgjatë janarit, numri i të infektuarve ka ardhur në rritje dhe ekspertët e shpjegojnë këtë me shkujdesjen e qytetarëve gjatë festave. Edhe sot, në një intervistë për Tv Klan, specialisti i ISHP-së, Artan Simaku tha se trendi rritës në janar i dedikohet sjelljes gjatë festave të fundvitit.

“Kjo rritje ishte paralajmëruar në muajin Dhjetor, që për arsye të festave të cilat kanë një periudhë prej 10 ditësh, zgjatën prej 10 ditësh, ishte parashikuar rritja e rasteve në muajin Janar. Aktualisht ka një rritje të incidencës 2-javore me 2 javët paraardhëse, por situata është e qëndrueshme. Pra, është një rritje e lehtë, rritje e qëndrueshme pavarësisht këtyre luhatjeve ditore” u shpreh mjeku.

Por ndryshe nga nëntori apo dhjetori i vitit 2020 kur shifrat e përhapjes së virusit qenë të larta, kësaj radhe transmetueshmëria po shfaq një veçori tjetër. Janë disa mijëra të rinj që po preken nga virusi dhe ndryshe nga viti i kaluar, ata po shfaqin shenja të rënduara klinike, pasi virusi tashmë po shfaqet agresiv edhe tek moshat e reja.

Varianti i ri i koronavirusit po përhapet në të gjithë botën: ja cilat janë simptomat

Dyshimet janë se në qarkullim është varianti i ri i britanik, por mungesa e një përgjigjeje përfundimtare nga laboratorët e specializuar i detyron epidemiologët të mos shprehen me siguri. Pak kohë më parë, u njoftua se 3 mijë mostra të koronavirusit të gjetura tek moshat e reja po analizohen nga Instituti i Shëndetit Publik, por ende nuk ka asnjë përgjigje. Gjithsesi, shtimi i rasteve në moshat nga 15-24 vjeç mbetet shqetësues dhe tregon se virusi është më agresiv se në muajt e shkuar.

Në Maqedoninë e Veriut tashmë është evidentuar rasti i parë me mutacionin britanik të koronavirusit. Bëhej fjalë për një pacient që shenjat e sëmundjes i kishte ndjerë që në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, megjithëse nuk kishte udhëtuar jashtë vendit.

OBSH: Varianti britanik i koronavirusit është përhapur në 70 vende

Britania e Madhe u izolua nga Europa për shkak të variantit të ri të covid, të cilin autoritetet e përshkruajnë 70% më infektues se format e njohura deri tani. Në të gjitha shtetet europiane janë zbuluar raste të virusit britanik dhe është konstatuar shtim i të prekurve.©Lapsi.al



10 Comments

  1. Pas rrenes se mutacionit te virusit sipas emrit te shteteve do na dali nji mutacion virusi sipas lagjeve masnaj sipas fiseve etj etj.

    1. Nuk po e murim vesh e kapi apo jo Pullumin anglezi por i gjo osht e sigurt qy ti je var me doren e majte ke bolet e Ilirit ene me te djathten ke ato te Saliut.

        1. Une u permajta kur te thashe se je var ke bolet e atyre qe ke per zemer se ne mes tyne qendron Edi me karin ne gojen tate.

      1. I vetmi kryeministër shqiptar apo europian që ka dalë në publik me hallatet zbuluar ësht Edveri.
        E pra prej tij je frymëzuar që përmend hallatet në komente se nudo nuk është parë as Saliu e as Iliri të ketë dalë në publik.

  2. Një popull që e humb besimin tek një qeveri që nuk vepron me transparencë e i fsheh gjërat apo mashtron, edhe kur qeveria thotë të vërtetën , nuk i beson kush..
    Ky është një fakt i njohur edhe në mardhëniet shoqërore.
    Ka ndodhur që kur një gënjeshtar i njohur, paralajmëron për një rrezik të vërtetë, njerëzit ngaqë e dijnë se është gënjeshtar, nuk e kanë besuar dhe e kanë pësuar.
    Kështu ndodh edhe me këtë qeveri të korruptuar e mashtruese.
    Një vit rrjesht mashtroi Rama me marrëzitë që thoshte për pandeminë, e kur thotë me të drejtë se duhet mbajtur maska apo duhen larë duartë, njerëzit bëjnë të kundërtën.

  3. me Lulzimin kryeministër Shqipëria fiton shëndetsinë, boll me Ramën”. Pra partia që në 2013, kur iku me votën e shumicës së shqiptarëve nga pushteti ,dhe që e la sistemin spitalor dhe krejt atë shëndetësor me shiringat dhe aget ruse dhe kineze të prodhimit të para 1990, premton “të ngrejë nga rrënimi sistemin shëndetsor”Te njejtet shpellkare te salihut vazhdojne te qijne njeri tjetrin ketu te lapsi,vazhdoni orgji te deri me 25 prill

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *