• |
ide | kryesore

Kurti: Lista e Vetëvendosjes do të ketë 110 kandidatë në zgjedhje

-Instant, Lajme, Të fundit



Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur i vendosur ndërsa ka deklaruar se lista e LVV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit do të ketë 110 kandidatë. Ai ka thënë se pas dy javëve do të fitojnë shumicën parlamentare, duke u shprehur i bindur se do të dalin të parët.

“Priten zgjedhjet me shkurt, ne do të garojmë me listën tonë. Lista jonë do të ketë 110 kandidatë edhe ne do të fitojmë. Jo vetëm që do të dalim të parët, por shumicën popullore do të bëjmë shumicë parlamentare me 14 shkurt, e çdo ditë pas asaj dite”, ka deklaruar Kurti.

Më 29 janar, pasi partitë politike dërguan ankesa për moscerfikimin e disa kandidatëve të tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit, Supremja mori vendim për të kthyer disa kandidatë në lista. Por, sipas vendimit të Supremes nga Lëvizja Vetëvendosje nuk janë certifikuar për zgjedhje: Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Bajram Mavriqi. Kurti, ishte prijës i listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në vendimin e Gjykatës Supreme po ashtu, partive politike iu pamundësua që të zëvendësojnë emrat e kandidatëve që kanë probleme me ligjin me kandidat të rinj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *