• |
ide | kryesore

Video/ Nwabueze humbet penallti, por Duron e shpëton Mazrekaj: dy gola për gjashtë pikë nga koaosvari në një javë

-Instant, F1, Sport, Video



Laci lë pas shpine barazimin problematik me Skënderbeun, duke marrë fitoren e dytë radhazi kundër dy pretendentëve me dy gola të Mazrekajt. Kurbinasit mposhti 1-0 në shtëpi Teutën dhe arrijnë pikërisht durrsakët në vendin e tretë. Nuk i mjaftoi Martinit pritja e 11 metërshit të Nwabuezes nga Frashëri për të shmangur humbjen e dytë në kampionat, ndërsa sheh ti komplikohen gjërat.

Telashet për durrsakët, që pikën e tyre të fortë kishin mbrojtjen, erdhën pikërisht aty, Frashëri fillimisht pasoi për Nuabuezen, goditja e të cilit u shpëtua nga Arapi, ndërsa në të 35 është një gafë e gjithë prapavijës së Teutës që i dhuroi Mazrekajt mundësinë për të mos u humbur. Kosovari tregohet i ftohtë para portierit dhe konfirmon momentin e jashtzakonshëm që po kalon.

Teuta provon gjithcka për gjithcka, por spostimi përpara ka lënë hapësira në prapavijë dhe Laci i shfrytëzon. Në të 51′ Ignjatoviç ishte pranë golit të dytë, pas një asist të Mazrekajt, por topi kaloi ngjitur me shtyllën. Mundësia më e mirë për të mbyllur ndeshjen është megjithatë në këmbët e amerikanit, që përballë Frashërit humbet penalltinë e dytë sezonale në të 73. Përfundon 1-0 e tani dy skuadrat janë në kuotën e 27 pikëve, duke e bërë edhe më të ethshme garën…



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *