• |
ide | kryesore

Justifikimi i Ramës/ Premtoi 11 mijë vaksina, por erdhën 10 herë më pak

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa e shfrytëzuar momentin e mbërritjes së “një grushti vaksinash” nga kompania Pfizer. Mbrëmjen e së hënës ai shkoi personalisht në Aeroportin e Rinasit bashkë me ministren e Shëndetësisë, Manastirliu dhe ministrin e Rindërtimit, Ahmetaj (ende e paqartë lidhja e tij me vaksinat).

Gjithsesi, kryeministri Edi Rama kishte premtuar se “dora e parë” e vaksinave që do të vinin në vend do të ishte 11700 vaksina, por në fakt erdhën …fiks 10 herë më pak. Vetë Rama këtë e justifikon me vështirësitë që has vendi ynë në arenën e globale ku të gjithë kërkojnë vaksina.

“Sot Pfizer lëvron 1170 doza. Zotimi nga kompania është që brenda shkurtit do të vijnë edhe dozat e angazhuara, qoftë 10750 qoftë edhe 31 mijë, të 41 mijë dozat që ishin të parashikuar për fund janarin janë të angazhuara nga Pfizer” – tha Rama që theksoi se kontrata me Pfizer vijon të mbetet sekret.

Më pas Rama shpjegoi se pse nuk mund të mbajë as premtimin tjetër për t’i dhuruar vaksina Kosovës. Tani thotë se e ndalon Pfizer.

“Ne kemi marrë një zotim. Unë nuk e kam harruar, për të ndihmuar Kosovën, por dua të sqaroj që rregullat tejet strikte dhe kufizimet jashtëzakonisht të forta që kompania ka vendosur siç kanë bërë nga njëra anë që ne të mbetemi strikt për mbajtjen sekret të vendit nga erdhën dozat, e bëjnë të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash, por nuk e bëjnë të pamundur që ne të ofrojmë vaksinim për një numër mjekësh dhe infermierësh nga spitali COVID i Prishtinës.

Kjo duhet të bëhet këtu dhe për këtë arësye i kam kërkuar ministrit të Shëndetësisë të komunikojë me homologun kosovar, që të mirëpresim si fillim 50 mjekë nga Kosova” – tha Rama që në fill[im kishte premtuar 300 vaksina për mjekët e Kosovës. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. E do shume Kosoven, ashtu si dhe baba i vet Enveri!
    Ka veyem 1 dore vaksina, plot 1100 cope dhe mendjen e ka ta ndaje me Kosoven si partizanet dikur buken me fshataret… .
    Eh c’na mori malli o shoku Udheheqes!

  2. Booo cbythqire lulishtesh. Bushati i pari dhe kto talibanet e Shqupit qe hudhen duke kercu sa here qe Bushati hudh ndonji banane.

    Qe kur se ka fillu epidemia po i njejti muhabet.

    U mbushen spitalet e ska me vende. – Spitalet vende sate dush.
    Qeveria ul numrat e vdekjeve. – Certifikatat e vdekjeve i leshon mjeku perkates.
    Serbija mori 5000 doza, Shqiperia e fundit ne rajon. – Shqiperia merr vaksinat disa dite me pas.
    Vaksinat nuk dihet se cfare jane dhe sa kemi pagu. – Dokumenti tregon $10 per doze krahasuar me $47 qe ka pagu Izraeli.
    Rama premtoi kaq po erdhen aq. – Furnizimet ne te gjitha vendet e EU dhe Kanada ishin 10 – 70% e planit.

    …nje grusht vaksina.

    1. O Ill i kar-vanit. Kishte premtuar mindra mijera doza. Erdhen1000 cope. Serbia deri tani po shkarkon 1 milione doza. Vdekjet jane 6000 koke me teper..Nuk ka vende sepse ambulancat presin rrugeve ta tha edhe “mantelbardhi” Kalo dhe buzebukra Comja. Pyete ate “ministren” se vete deklaroi..Ju qofshi o gomere partiake qe kenaqeni me mbledhje organizate! U reduktuan dozat po jo 1000 doza..Ik e laj pajatat ne Kanada!

  3. Sekret dhe stategjik per plehun do te thote vjedhje, ndersa vjedhejt e tjera i quan ppp! Ky bastard e ka mbajtur fjalen, ( per keq e me keq gjithmone) te mos ti hame haken 1- “Tha; Ne jemi pertej se majtes e se dathtes; dhe e ka mbajt fjalen doçi i Vasil Shantos: po vedh me shume se e majta dhe e djathat te marra se bashku…. ne 20 vjet qeverisje qe kane pasur!2- Nuk keni pare gje akoma ; tha dhe shtypi popullin e me polici e gaz helmuese i dhunoi njerezit si Maduro i Vnezueles! Krahas ketyre nuk harroi per asnje moment vjedhjet e shkaterrimin e prones i publike edhe privatedhe vjedhja, varferimi e shkaterrimi i detyrojne shqiptaret te ikin nga syte kembet!3-Ne nje bisede me miq te tije ( te perkosheshem, sipas interesit) pat thene: “mos u qani nga Berisha se po te jem une k/min, i bej te gjithe te kacvirren mbi tela me gjembe per te ikur” dhe e majti fajlen! Pra te dashur zagare te zagarit, po qe se keto nuk jane te verteta, jeni njesoj si ai trhe tare , te pabese , ajdute anti shqiptare s! ( sepse je jeni gabimishte shqiptare o rrace kurvash e te pabesesh e sikur ju jeni serbr o grejke o rrace buçesh te stepave! Ne hale do shkoni te gjtihe megjthe ate qe thote qe jam dy metra bure ( por anje centim burre i vertete ) ……..por ne fakt dy metra esht miku i tije Vu-piç, jo ky ..ky ..llumi eshet nja pese gjshte cm me i shkurter !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *