• |
ide | kryesore

Rritet numri i shtrimeve në spital, shefja e Infektivit: Mbani maskën, jemi nga të paktët që nuk respektojmë masat

-Instant, Lajme, Të fundit

Shefja e Infektivit, Najada Çomo deklaroi  ka patur rritje të numrit të shtrimeve në spitale që korrespondon me shtimin e rasteve të reja me COVID-19 në vend.


Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Çomo tha se grupmoshat më të prekura janë nga 50-60 vjeç.


 “Sikurse është referuar, është parë një shtim i numrit të personave të infektuar, dhe kjo pasqyrohet dhe në shtimin e personave të shtruar në spital. Të shtruarit në spitale janë pacientët në formën mbi atë të moderuar, të rëndë apo kritike. Ditët e fundit evidentohen raste të shtuar të shtrimeve të COVID. Kjo tregon një trend në rritje. Informacioni që dua t’ju japë është se kemi persona të shtruar nga mosha 30-90 vjeçare. Mosha më e prekur është 50-60 vjeçare. Një thirrje kam për popullatën është se arma që kemi në dorë është mbajtja e maskës, ruajta e distancimit fizik, pasi jemi nga të paktat vende që nuk e respektojmë atë.”, tha Çomo.

3 Comments

  1. Cfare lloj maske duhet te mbajme????
    Gjermania kerkon petjeter mbajtjen e maskes FFP2.
    A mjafton mbajtja e nje maske prej lecke te zakonshme?

    1. Haziz asnje lloj maske nuk duhet te mbash, mos fol budallalleqe! Nese e ke seriozisht per maskat rri i qete se te mbushur e ke!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu