• |
ide | kryesore

Dhuroi 1 milionë dollarë për zhvillimin e vaksinës, por Dolly Parton ende në pritje të dozës së parë

-Instant, Paparazzi, Slider



Një 75-vjeçare si Dolly Parton ka të drejtë të inokulohet kundër Covid-19 por nuk ka marrë ende një të tillë, të paktën kështu u shpreh ajo për CNN, edhe pse dhuroi 1 milion dollarë për zhvillimin e vaksinave.

“Megjithatë, do ta marr”, tha ajo të enjten. “Nuk doja të hidhesha në linjë. Nuk i dhurova paratë që të mund të mbrohesha. E bëra për të gjithë.”
Në stilin tipik Parton, ajo dha shumën me shtatë shifra për të ndihmuar pjesërisht fondin e krijimit të vaksinës Moderna.
Ishte një përpjekje nga legjenda e muzikës country, jo ndryshe nga një projekt tjetër për të cilin Parton foli me CNN: ripunimi i këngës së saj të famshme, “9 deri në 5”, si “5 deri 9” për ndërtimin e faqeve të internetit dhe platformën e tregtisë elektronike Super Bowl të Squarespace.

Përshtati: © Lapsi.al
Marrë nga: CNN



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *