• |
ide | kryesore

Ibra kundër 250… skuadrave: ja kush janë viktimat e preferuara dhe skuadrat ters

-Instant, Sport



Fytyra të reja, më në fund: Crotone, Spezia dhe Crvena Zvezda – rivalët e ardhshëm të Milanit në Serie A dhe Europa League – janë kundërshtarë “të patestuar” për Zlatan Ibrahimovic. Në karrierën e tij shumë të gjatë, suedezi është përballur (dhe shpesh i ka tmerruar …) me diçka si 250 skuadra, duke bashkuar ndeshjet zyrtare të klubit dhe kombëtares. Një numër mbresëlënës. Por me Crotone dhe Spezian jo, duke qendruar në Itali: në fazën e parë, kur kalendari propozonte sfidat kundër kalabrezëve dhe ligurëve, Ibra po luftonte me koronavirusin. E pikërisht kundër ekipit të Stroppa ai mund të arrijë 500 golat e shënuar në nivel klubi.

Duke vëzhguar karrierën e Zlatan, disa shifra tërheqin vëmendjen. 20 ndeshjet kundër Romës, për shembull: është ekipi me të cilin është përballur më shumë herë. Ose 17 golat e shënuar kundër St. Etienne të pafat, një viktimë e preferuar kur suedezi vishte fanellat e PSG dhe Manchester Utd. Pas “Les Verts”, në renditjen e më të keqtrajtuarve janë Roma dhe Palermo (12 gola të pësuar) Marseille dhe Nice (11), Inter, Parma dhe Bastia (10). Kombëtarja më e “goditur”? Malta, 6 gola. Pastaj Anglia me 5.

Performanca sulmuese e Ibra-s është mbresëlënëse pavarësisht se si e shikon: ai ka shënuar të paktën një gol kundër të gjitha ekipeve që ka sfiduar të paktën 5 herë e janë madje 60. Kuriozitet: pa gola në 4 ndeshje, sulmuesi ka mbetur kundër Irlandës dhe Letonisë, pa gola në 3 ndeshje kundër Tottenham dhe Celtic. Dhe vetëm 2 në 12 ndeshje si kundërshtar i Milanit (dy derbi midis 2006 dhe 2007). Ndoshta ishte një shenjë e fatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *