• |
ide | kryesore

Real Madrid kërkon trajnerin e ri: sipas mediave iberike është garë dyshe

-Instant, Sport



Zinedine Zidane në pankinën e Real Madrid mund të mos jetë një lidhje e gjatë. Nuk është e panjohur që klubi po studion alternativat, duke parë se si po shkojnë gjërat në këtë sezon. E në këtë pikë, është edhe Max Allegri në listën e ngushtë të Real Madrid për të marrë vendin e francezit, i cili ka të ngjarë të thotë lamtumirë në fund të sezonit. Sipas Cadena Ser është një garë në dy drejtime mes ish-trajnerit të Juves, shumë i vlerësuar nga Florentino Perez dhe Raul Gonzalez Blanco, flamurit të merengues që drejton aktualisht Castilla, figurë tepër e dashur dhe e vlerësuar nga tifozët.

Në qershor 2021 do të bëhen dy vjet pa pankinë, ndoshta më shumë sesa pritej pas lamtumirës nga Juventus dhe vitit të pushimit të lajmëruar nga tekniku. Allegri mezi pret për t’u kthyer në stol, Roma e kërkon prej disa kohësh, por ai mund ta bëjë këtë me klubin më të suksesshëm në histori. Duke përjashtuar ndryshimet e bujshme, aventura e dytë e Zidane do të përfundojë në verë dhe Florentino Perez është duke kërkuar njeriun e duhur. Nga njëra anë trajneri toskan, një garanci për përvojën dhe me një CV prej fituesi, nga ana tjetër basti dhe idhulli i tifozëve, ai Raul që adhurohet në Madrid. Dy zgjedhje dhe filozofi krejtësisht të ndryshme: i takon Perezit zgjedhja e vështirë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *