• |
ide | kryesore

Vrasja e Shkëlzen Kastratit, policia operacion gjatë natës në 4 qytete

-Instant, Lajme, Të fundit



Vijon peracioni i kontrolleve në disa qytete për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt në Fier.

Rreth 7-8 persona janë shoqëruar vetëm në Durrës, kurse një tjetër po merret në pyetje në Fier. Më parë të ndaluar pati edhe në Tiranë, shkruan News 24.

Prokuroria po heton të gjitha pistat e vrasjes, përfshirë edhe ata që kanë pasur konflikte me të apo familjarë të tij.

Ndërkohë është marrë dhe dokumentacioni i automjetit tip ‘’Range Rover’’ me targa greke, që autori dyshohet se e përdori dhe e dogji poshtë mbikalimit të Baltazezës pasi kreu atentatin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *