• |
ide | kryesore

Video/ Ronaldo bën diferencën: Kumbulla nuk e përballon, Juventus i treti

-Instant, Sport, Video



Juventus vazhdon të fitojë e Ronaldo vazhdon të shënojë. Kampioni portugez ka shënuar golin e tij të 16° në kampionat dhe e bëri pas vetëm 13’ lojë, për tia bërë Romës ndeshjen në ngjitje. Dyfishimi erdhi në një devijim fatkeq të Ibanez që kërkoi të ndalonte CR7: Juventus parakalon verdhekuqtë në renditje, duke u ngjitur në kuotën 42.

Juventus u imponua 2-0 ndaj Romës, duke i parakaluar në renditje në vendin e tretë. Ky është suksesi i gjashtë radhazi për të besuarit e Pirlos, që vë përfund edhe ekipin e fundit në 5 më të mirët që u kishte rezistuar deri më tani. Ronaldo gjeti rrugën e golit përsëri, madje rrezikoi të shënonte një tjetër dygolësh, nëse nuk do ta kishte ndalur traversa. Atë që nuk e bëri portugezi e bëri i pafati Ibanez, por CR7 ishte ai që bëri diferencën mes dy skuadrave në fushë.

Interi tani është + 5, por Juve ka një ndeshje më pak. Nga ana tjetër, Roma humbet mundësinë për një avancim në renditje, duke konfirmuar se ata janë “alergjikë” ndaj emrave të mëdhenj, dhe ndaj Juves në veçanti.

ITALY – SERIE A
Atalanta 3 – 3 Torino
Sassuolo 1 – 2 Spezia
Juventus 2 – 0 Roma



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *