• |
ide | kryesore

Video/ Dëmtim tronditës në Braga-Porto: ambulanca ngec në bar, lojtarët e shtyjnë jashtë fushës

-Instant, Sport, Video



Një dëmtim shumë i rëndë i ka ndodhur David Carmo, mbrojtësit të Braga, kundërshtari i Romës në Ligën e Evropës, gjatë gjysëmfinales së parë të Kupës së Portugalisë kundër Portos, që do të përballet me Juventus në raundin e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve. Lojtari, i goditur rëndë nga Luis Diaz (që më pas u ndëshkua me karton të kuq) në këmbën e djathtë, u transportua jashtë fushës me ambulancë.

Problemi filloi pikërisht aty, me ambulancën që ngeci në bar në mes të fushës, që ishte tepër e rënduar nga kushtet atmosferike. Atëherë lojtarët shpejtuan të shtyjnë automjeti, për ta nxjerrë nga fusha në mënyrë që Carmo të dërgohej menjëherë në spital. Në lidhje me gjendjen fizike të mbrojtësit, frika është thyerja e tibias e fibulës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *