• |
ide | kryesore

Babai i Enkeleda Hoxhës: Kryeministri i tha s’e kalon kurrë vettingun sepse la në burg djalin e deputetit

Arkiva, Lajme, Të fundit



I sëmurë me parkinson, me njërën dorë që nuk e lëvizte dot, babai i gjykatëses Enkeleda Hoxha të arrestuar për korrupsion bashkë me 9 persona të tjerë në gjykatnë e Krujës u përlot teksa fliste për të bijën e jetën e saj përpara dyerve të GJKKO.

Ndërsa deklaroi se vajza e tij është kërcënuar për të dhënë vendime për disa “bosë të krimit” iu drejtua publikisht edhe kryeministrit të vendit Edi Rama.

“Ajo nuk ka bërë asnjë veprim me qëllime të atilla siç flet kryeministri. Kryeministri i tha gjyqtares s’ke për ta marrë vettingun, Pse? La në burg atë vajzën që dhunohej nga ai djali i deputetit. Vajti shoqja e saj dhe e liroi., tani kjo shoqja e vajzës për çudinë e të gjithëve ka vajtur këshilltare në gjykatnë e Lartë. SI ka mundësi more? Jo kaq hapur…O kryeministër mos u merr me të tillë njerëz që janë qelibar dhe nuk janë ashtu sic mendon ti!

Pres që e vërteta të dalë siç është. 9 mijë dollarë që i janë gjetur janë për firmën e ndërtimit, unë jam i sëmurë me parkinson, djali gjithashtu (i Enkeledes). Pasqyroni ashtu siç duhet realitetin”,- tha Hoxha më zërin që i dridhej.



3 Comments

    1. E me me termend ti apo po ben shaka, ky i joni meret dhe me nje pastruse e jo me me nje gjygjtare.
      Ky eshte skicofren, i tha grus huj nuk po e bie demin per ty po per lopen….

  1. Titull i deformuar .
    Kur lexon lajmin shikon qe eshte krejt ndryshe.

    ”” La në burg atë vajzën që dhunohej nga ai djali i deputetit. Vajti shoqja e saj dhe e liroi., tani kjo shoqja e vajzës për çudinë e të gjithëve ka vajtur këshilltare në gjykatnë e Lartë. ””

    Pra nuk flitet per ‘ DJALIN E DEPUTETIT’ , por kjo gjyqtarja la ne burg dhe vajzen e dhunuar ( me sa mbaj mend une e la ne burg per 72 ore sepse ajo ndryshoi versjonin e ngjarjes) . Pra nese merret e mirqene ‘ nderhyrja e shoqes se vajzes ‘ , atehere i bie qe gjyqtarja ka liruar vajzen nga burgu dhe djalin e deputetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *