• |
ide | kryesore

Komplimenta Bayernit me dorezën e sfidës nga Guardiola brenda zarfit: “Marr Messin e ju sfidoj për titullin e shtatë”

-Instant, Sport



Me fitoren e Kupës Botërore të Klubeve, Bayern Munchen u bë skuadra e dytë në historinë e futbollit që fitoi gjashtë tituj në një vit, duke kompletuar arritjen e Barcelonës: Champions League, Bundesliga, Kupa e Gjermanisë, Super Kupa e Gjermanisë, Super Kupa e Evropës dhe, në fund, Botërori për Klube. “Urime por mos harroni se Barcelona ime e kishte bërë atë më parë …” ishte mesazhi pickues i ish-teknikut të bavarezëve Pep Guardiola.

“Urime të mëdha familjes Bayern për fitimin e gjashtë titujve nga gjashtë të mundshëm, jam krenar për ju. Urime të gjithëve, veçanërisht Flick edhe pse dua ti kujtoj se para tij e bëmë ne me Barcelonën (në 2009). Mund të telefonoj Messin dhe të tjerët për të luajtur titullin e shtatë … më tregoni ku dhe kur dhe unë do të jem atje!” shkruan mesazhi i trajnerit, nga 2013 në 2016 në krye të bavarezëve me të cilët ai fitoi shtatë tituj (por jo Champions).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *