• |
ide | kryesore

Tabaku viziton familjen rome: Ju trajtojnë si qytetarë të dorës së dytë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-deputetja, Jorida Tabaku, ka shkuar në një familje rome në kushte tepër të vështira ekonomike dhe me një shtëpi të rrënuar. Familjarët shprehen se jetojnë shumë persona në të njëjtën hapësirë, pa punë dhe as kushtet më bazike. Tabaku shton se përgjegjësia i takon Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë që i trajton ato si qyetarë të dorës së dytë, duke i lënë krejtësisht jashtë vëmendjes.

Tabaku; Sa veta jetojnë këtu?
Gruaja rome: Sa të dush, për Zotin sa të dush! Ore nuk numërohen fare. Ai tjetri, djali, flen tre mbi një divan.
Tabaku: Do ma tregosh?
Banor: Posi, hajde!
Tabaku: Po çfarë ju thanë? Përse nuk erdhën ta shohin?
Banor: Ata e dinë vetë…..unë nuk e di vallai, unë nuk marr vesh gjë ktu. Hajde njeri “Po Po” hajde tjetri “po, po” Pse me rrena kshu? Me rrena nuk mbahet ai tjetri se prit mo tashi kena fëmijë.

Tabaku; A punon njeri në shtëpi?

Banor: Ku këtu? Asnjë! Të tërë në Pazar me punu hamallin me nxjerr noj lek noj gjo. Edhe unë pa punë, grunë pa punë dhe sëmurë, çunin pa punë.
Tabaku; Po për tërmetin çfarë të thanë?
Banor: Për tërmetin më thanë që do të rregullohet shpia. Përpara 3 ditëve shkova tek Partia Demokratike ajo e vjetra, shkova atje kapa drejtorin, kush ishte nga ato shefat. Më thanë mua do shkosh të marrësh pronësinë e tokës, jo tapi, jo gjona. Ju i keni të gjitha i thashë..

Tabaku: Ju keni 1 vit e gjysmë

Banor: Shpia ka ngel, ja do e shohësh, ka ngel kshu shtëpia e hapme komplet

Tabaku; Ju jeni njerëz të ndershëm që shihni punën tuaj. Por është kriminale që 1 vit e gjysmë, t’ju lënë kështu mbi 30 veta në dy shtëpi. Tirana meriton një kryetar bashkie, një kryeministër që  punon për njerëzit, që nuk ka vetëm fjalë për televizorin por që e di kush janë hallet dhe shqetësimet e tyre. Kjo na ka vrarë këto 8 vite që kanë vetëm fjalë, dalin në televizor, tregojnë 2 metra rrugë që shtrojnë dhe lënë  qind metra të tjera pa shtru, rregullojnë  2 shtëpi socialistësh dhe lënë 200 tjetra pa rregulluar. Ky është problemi i Tiranës. Fjalët, propaganda dhe korrupsioni që i ka gërryer të gjitha. Është e patolerueshme 1 km larg qendrës së kryeqytetit të jetoni si qytetarë të dorës së dytë.

Kemi një plan që të fitojë Shqipëria, për këtë ke nevojë ti, për gjëra të vogla. Ti ke nevojë të ndihmojnë për shtëpinë, të fitosh një punë të ndershme.

Banor: Vetëm për shtëpinë të rregulloj shtëpinë. Të rri atje ku jam unë më shkon 500 mijë lekë – 600 mijë lekë dhe unë jam pa punë, jam papunë, tashi kam bërë dhe operim gruan, tani a ti marr ilaçe asaj? A t’i marr ndonjë gjë asaj?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *