• |
ide | kryesore

Giannina Maradona trondit opinionin: “I kujt është faji, nëse vetëvritem?”

-Instant, Sport



Giannina Maradona, vajza e ish-kampionit argjentinas që vdiq në 25 nëntor, i është përgjigjur kritikave të një gazetari, duke bërë aludime për vetëvrasje. “Nëse do të bëja vetëvrasje për shkak të gjithçkaje që ata thonë kundër meje, kush do të fajësohej? Askush, apo jo? Sepse askujt nuk i intereson asgjë – shkruajti ajo në një histori në Instagram -. Thonë gjënë e parë që i vjen në mendje dhe, nëse më pas vërtetohet e kundërta, nuk ka rëndësi”.

Vajza 31-vjeçare, e lindur nga martesa me Claudia Villafane, shfryn dufin e saj pas deklaratave të një gazetareje, Sandra Borghi, e cila nga mikrofonat e transmetuesit ‘Canal 13’ ka thënë, duke iu referuar vdekjes së ish-kampionit, “dhe në të gjitha këtë histori, ku ishin vajzat? A nuk e panë se çfarë po ndodhte? Ku ishte Giannina?”. Kjo ka qenë fraza që e ka nxitur të bijën e Maradonës të reagojë: “Unë jam një grua e fortë dhe koha do të tregojë se si shkuan gjërat. Kam besim tek babai im i cili po më vëzhgon nga qielli. Ju vazhdoni të flisni, ndërkohë unë ndjek seancat e mia të terapisë për t’u ndjerë më mirë. Nëse nuk do të kisha një djalë (Benjamin, 11 vjeç, me sulmuesin e Manchester City Sergio Aguero), ato pak miqtë e mi dhe familjen time – vazhdon mendimin e saj Giannina – me ngacmimet që marr dhe jetën që më ka mërzitur do të kisha kryer tashmë vetëvrasje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *