• |
ide | kryesore

Moti i keq dhe me borë, probleme qarkullimi në verilindje

-Instant, Lajme, Të fundit



I tërë vendi është pushtuar nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe me reshje dëbore ditën e sotme. Si rezultat i reshjeve të borës në disa qarqe të vendit ka problematika në disa akse rrugore. Situata ne verilindje te vendit mbetet problematike për shkak motit të keq me reshje bore dhe erë të fortë, ku si pasojë ka sjellë bllokimin e disa akseve rrugore në këtë zonë. Shumë akse rrugore që lidhin Kukësin me Peshkopinë, Shishtavecin, Pukën e Hasin, janë të kalueshme me zinxhirë kurse një pjesë e madhe e rrugëve rurale janë të bllokuara.

Mjetet borëpastruese të bashkive dhe kompanitë sipërmarrëse janë në terren për të rivendosur qarkullimin. Në rrugën e kombit punojnë 10 borëpastruese, por herë pas here krijohen pengesa për shkak të stuhisë së borës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *