• |
ide | kryesore

Dëborë dhe rritje të lumenjve/ Ç’po ndodh me motin e keq dhe rrugët që duhen shmangur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Situata nga reshjet e shiut dhe dëborës vijojnë të paraqesin problematika në disa zona të vendit. Ministria e Mbrojtjes njofton se në akset Tamarë-Qafa e Bërdalecit dhe Theth-Qafë Thore ka pasur rënie gurësh e inertesh duke bllokuar rrugë, por ka nisur puna nga firma kontraktore për t’i pastruar.

Policia është vendosur në rrugën e Arbrit ku po punohet për të liruar qarkullimin e automjeteve. Mësohet se shkak i bllokimit të saj janë bërë reshjet e dëborës e cila ka bërë që dy automjete të rrëshqasin.

“Në qarkun e Shkodrës firmat kontraktore kanë punuar për të pastruar akset rrugore Tamarë – Qafa e Bërdalecit, ku ka pasur rënie gurësh dhe inerte si dhe aksin Theth – Qafë Thore nga dëbora.

Nën monitorim është situata e krijuar nga fryrja e lumit Erzen, në zonën e Sukthit.

Me vëmendje po ndiqet situata në Dibër, ku policia po drejton kalimin e mjeteve drejt Dibrës dhe Tiranës, në aksin rrugor Dibër – Tiranë pranë tunelit, ku për shkak të rrëshqitjes së 2 mjeteve nga dëbora u bllokua qarkullimi.

Aktualisht strukturat e emergjencave civile janë në ndjekje të situatës në qarkun e Elbasanit. Situata paraqitet e normalizuar në aksin rrugor Librazhd – Zgosht, ku pati rënie të gurëve në rrugë. Aksi rrugor Bajram Curri – Valbonë, në qarkun e Kukësit është i hapur dhe pa probleme. Edhe në Korçë po punohet me borëpastruese për të mbajtur të hapur aksin rrugor Boboshticë – Dardhë, ku ka pasur reshje dëbore.

Strukturat vendore të emergjencave civile janë në gatishmëri edhe në qarkun e Vlorës, ku ka një ngritje të nivelit të Lumit Vjosa në Urën e Mifolit” – thuhet në njoftimin e ministrisë së mbrojtjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *