• |
ide | kryesore

Fjalët e para/Albin Kurti: “Referendumi fitoi, do qeverisim pa revansh”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



“Qytetarët u bënë bashkë dhe u vërtetua se këto zgjedhje ishin referendum për punë, drejtësi dhe çkapjen e shtetit”. Këto ishin fjalët që tha në daljen e parë në publik Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti

Kurti, partia e të cilit është shumë pranë arritjes së shumicës nga zgjedhjet e 14 shkurtit ka thënë se kjo fitore e VV është mundësia për fillimin e ndryshimit që e duhet por me një qeverisje pa hakmarrje dhe revanshizëm.

“Rruga përpara është e gjatë, do të kemi pengesa e do të bëjmë ndonjë gabim por qëllimin e kemi fisnik. Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë drejtësi. Secili nga ne duhet të marrë përgjegjësinë që na takon që ta bëjmë vendin tonë të jetueshëm. Ne e kemi bërë koalicionin me presidenten Vjosa Osmani dhe ky rezultat na konfirmon, që nuk kemi nevojë e as interes për ata që duhet të reformohen në opozitë”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se kjo fitore do të mbahet mend si dita kur populli foli me një zë dhe mori fatin e tij në duar e veta.

Sipas tij, do të mbahet mend për radhët e gjata të njerëzve në vendvotime e për ardhjen e mërgatës.

Duke komentuar këtë fitore të paprecedent që nga periudha e pavarësisë shkrimtari dhe analisti Veton Surroi shkroi: “Më 14 shkurt Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, duke përmbysur konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet”.

Shumë gazetarë në komentet e tyre në emisionet zgjedhore të mbrëmjes analizuan rrezikun e një rrëshkitje në autoritarizëm pas kësaj fitoreje të thellë, dhe riskun e një krize të re ne zgjedhjen e presidentit, pasi Vetëvendosja do ta ketë të pamundur të bëjë 81 vota për presidentin. Por pavarësisht kësaj kurti duket se nuk kërcënohet nga zgjedhjet të cilat vetëm e risin dhe e forcojnë. Në votimet e viti 2014 VV kishte vetëm 13 % në ato të 2017, 27 % ndërsa tani shkoi rreth 50 %.

@Lapsi.al



11 Comments

  1. Falenderoj qytetaret e Kosoves qe treguan se me te keqen nuk bejne kompromis. Nje leksion i madh per demokracine ne trojet Shqiptare!

  2. Bravo Kosova! Jane shume hapa para nesh.

    Ne akoma vazhdojme te shesim voten ose ne me te miren e rasteve te votojme si militante…

  3. Shume e shikojn si dite historike per mire kete, por Albini eshte pupet i klanit Sorosian (qe jane me Biden) edhe si i tille do perdoret kunder serbise.
    Ne momentin qe serbi do cedoj, kosova do humbasi pafundesisht, sepse masteri i pupetit do te marri ate qe don edhe do sakrifikoj pupetin e tij edhe me ate kosoven.
    Te gjitha keto do ndodhin mbas largimit te Merkelit si e vetmja kundershtare ne europe (forcat e tjera tip Franca, jane pro serbe).

  4. Flm o Albin. Hajde kendej edhe nga ne, se kane zene kore keta barbonet tane. Jane bere si buba. Biles keta te Ripjerdhjes, po ti shikoni, kane lene lesh. Duan ti ngjajne sulltanit te Surrelit.

  5. Si shpjegohet qe vetem ne shqiperi kjo klase e ndyre politike s,po le gje pa vjedh thotë:

    Bravo per zgjedhjet fantastike Kosoves, ku u tregua se populli po lufton korrupsionin qeveritar.
    Kurse tek ne vazhdojne qeveritaret duke u pasuruar me vila ne bregdet, qytett, mal e fshat pa u cenuar nga askush, mjafton jepi tendera oligarkeve

  6. U angazhua i gjithë shteti, çdo ministër mori nga një njësi apo mini-bashki siç quheshin më parë. Avionët sollën zgjedhës nga e gjithë Europa, nga Greqia autobuzët nuk u ndalën. Të gjithë në këmbë për fitoren e Lulit, që në fakt ishte e Sali Berishës, pasi bashkëshorti i Aurelës humbi me 11 vota, megjithëse Edi Rama kandidonte për herë të 4-ët në Tiranë, prej 6 vitesh ishte kryetar i PS. Kujtojmë hapjen e kutive nga Arben Ristani, për rinumërim, që solli fitoren e Lulit me 86 vota.

    Një meritë të madhe në këtë “fitore” ka dhe i ndjeri Hysni Milloshi që mori 1394 vota komunistësh.

  7. Po ky karuci me siper te njejtin koment poston ne cdo shkrim.?Ore kari shkruaj ndonje gje te re dhe lere luften ne Vietnam.

  8. Lulzim Basha: Kam vuajtur si student. Aurela s’ka çfarë bën tani dhe më nxjerr videot intime,ti loqja e majte e salihut i ores 16:54 po nuk të pelqeu komenti im shko ha supen e salihut falas,shpellkar i cecenit salih

  9. Ty ta shkerdhefte fisin Cecenia Afganistani, Kina dhe gjithe Mallakastra,mor morr bythe ,o jarge lepires ,ti qe ushqehesh vetem ne halete e rilindesave ,mos shkruaj me ketu o pervers ,travestit .

  10. si ne kosov edhe ne shqiperi .stalinistet ne qeveri.nk mesoi kurr ky popull.premtoi 150 euro per grat qe lindin ne muaj dhe 20 euro per femij ne muaj per nje vit qe i bie dikund 40 miljon euro,pastaj mesues ka 30 mij me pag mesat´are 500 euro bejn afer 200 miljon euro.administrata publike ne kosov esht 91 mi te punsuar me rrog mesatare 350 euro qe i bie afer 400 miljon euro,ku jan mjeket e infermieret.akademiket ee deputetet.bugjeti i kosoves 1,6 miljard.pra kurti si rama do te ju jap lesh enveri e negjimje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *