• |
ide | kryesore

Video e bërë virale, Nevded-Paratici, tërbohen kundër arbitrit në Napoli: “Të të vijë turp”

-Instant, F1, Sport, Video



Pas imazheve të grindjes Conte-Agnelli në fund të gjysmëfinales së Kupës së Italisë kundër Interit, një video tani është bërë virale me zëvendës presidentin e Juventus, Pavel Nedved dhe Drejtorin e Zonës së Futbollit, Fabio Paratici që janë kapur me arbitrin e Napoli-Juve në kampionat. Protesta të forta të drejtuesve bardhezinj nga tribunat e stadiumit Diego Armando Maradona, por episodi që ndezi zemërimin e të dyve ishte kartoni i dytë i verdhë i munguar ndaj mbrojtësit të të kaltërve Giovanni Di Lorenzo. Për Paratici, siç mund të dëgjohet qartë nga audio e videos (“Të të vijë turp”), faji është i Gianpaolo Calvarese i seksionit Teramo, arbitri i katërt zyrtar i ndeshjes midis të kaltërve dhe bardhezinjve.

Tani mbetet për t’u parë nëse Gjykatësi Sportiv do të vendosë të ndëshkojë dy drejtuesit e Juves, të cilët janë pezulluar edhe në dhjetorin e kaluar, pas derbit me Torinon, “sepse në mënyrë të përsëritur, nga minuta e 35 e pjesës së dytë, për minuta të tëra, i janë drejtuar nga tribuna me epitete fyes të rënda ndaj zyrtarëve të ndeshjes”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *