Ka nisur seanca e radhës në Gjykatën Speciale, ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.
Ish-drejtuesit e lartë të UÇK-së po e ndjekin seancën përmes video-konferencës.
Sjellim në vëmendje që që prej fillimit të nëntorit Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë, pasi akuzohen për krime lufte.
Zyra e Prokurorit të Specializuar përmes një parashtrese drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me konferencën e tretë ka kërkuar që fillimi i gjykimit të jetë në shtator të vitit 2021.
keta po qe kan ” fitu” pavarsin.dhe ne gjithashtu shuuuume te (pa) varur.