• |
ide | kryesore

Kakavija mbyllet për 24 orë, pala greke në grevë nga nesër në orën 07:00 deri pasnesër në orën 07:00

-Instant, Lajme, Të fundit



Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër deklaroi se për 24 orë, nga data 17 shkurt deri më 18 nuk do të lejohet kalimit në Kakavijë. Ky njoftim ka ardhur pasi  autoritetet e Policisë greke kanë njoftuar  se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 17 shkurt, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt. Gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

“Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente”, thuhet më tej në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *