• |
ide | kryesore

Champions, Juve e terrorizuar nga ‘inferiorët’: Sevilla për të treguar se është eksperte jo vetëm e Europa League

-Instant, F1, Sport



Dy fitore në transfertë për PSG e Liverpool në mbrëmjen e djeshme e tashmë idea për të bërë të njëjtën gjë edhe nga Juventus e Borussia Dortmund, të impenjuara në vajtje jashtë fushës, respektivisht kundër Portos e Sevilla.

AMBICJA
Ëndërra e Juventusit për të fituar Ligën e Kampionëve fillon nga Porto. Sonte ndeshja e parë e raundit të 1/8 do të luhet kundër një kundërshtari, Portos, në letër i përballueshëm, por ndoshta edhe më i rrezikshëm se të tjerët, duke pasur parasysh të kaluarën e afërt. Në gjysmë të rrugës mes ëndrrës dhe objektivit, Pirlo nuk zbilancohet në ambicjet reale. Në vend të tij, megjithatë, Cristiano Ronaldo do të kujdeset të tregojë rrugën, e cila mund të çojë vetëm, në mendimet e portugezit, në finalen e Stambollit. Pengesa e parë për të kapërcyer është Porto e Sergio Conceiçaos, një ekip idhnak, që pëson pak gola, një lloj Atletico Madrid në ambjentin luzitan. Kundërshtari është, siç u përmend, brenda mundësive të bardhezinjve, të cilët në dy vitet e fundit janë larguar nga skena kundër rivalëve, në letër, inferiorë, siç ishin Ajax dhe Lyon. Gabim që në Continassa nuk dëshirojnë më ta përsërisin.

MUNGESAT
Pirlo është i vetëdijshëm që ndeshja luhet në 180 minuta dhe se mbrëmja e sotme nuk është vendimtare. Aq më tepër duke ditur se ai nuk mund të besojë në shtylla të skuadrës si Arthur dhe Cuadrado, mungesa të rënda të cilave i shtohet edhe Bonucci e Dybala, të cilët do të jenë me shokët e tij të ekipit në Portugali, por nuk janë ende të gatshëm për të luajtur.

FORMACIONET
Krahasuar me Napolin, pra, kthimi i vetëm është ai i Aaron Ramsey, i cili do të plotësojë një paketë të reduktuar të mesfushës. Ronaldo do të drejtojë sulmin, Chiellini do të komandojë mbrojtjen. Në “Do Dragao” fillon përsëri udhëtimi i një Juve që dëshiron të ëndërrojë larg në Evropë pa menduar për kampionatin. Duhet ta bëjë kundër një kundërshtari pa problem formacioni, cinik e të kujdesshëm taktikisht

FORMACIONET E MUNDSHME
PORTO – Agustin Marchesin; Ëilson Manafa, Chancel Mbemba, Diogo Leite, Malang Sarr; Jesus Corona, Mateus Uribe, Sergio Oliveira; Luis Diaz, Mehdi Taremi, Moussa Marega
JUVENTUS – Wojciech Szczesny; Juan Cuadrado, Mathijs De Ligt, Giorgio Chiellini, Alex Sandro; Dejan Kulusevski, Weston McKennie, Rodrigo Bentancur, Federico Chiesa; Cristiano Ronaldo, Alvaro Morata

PËRFAQËSIMI
Sevilla është konsideruar gjithnjë një eksperte e Europa League, por në Champions andaluzianëve nuk është se I kanë shkuar edhe aq mirë gjërat. Eleminimet kanë qenë më të shpejta sa do të donin, por këtë herë Lopetegui duket se ka ndërtuar një skuadër aggressive dhe me eksperiencë, shiko ardhjen e Papu Gomez, pikërisht për të nisur të mendojë diferencën edhe në kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve. Përballë Borussia Dortmund është një ndeshje delicate, mjafton të përmendësh që në vijën e parë gjermanët mbërrijnë me një Haaland të frikshëm përpara. Ndryshimi i trajnerit, me ardhjen Edin Terzic, por në pritje të Marc Rose, ka sjellë një atmosferë të ngatërruar në Dortmund, që kërkon ti japë fund me një fitore në Spanjë.

FORMACIONET E MUNDSHME
SEVILLA – Yassine Bounou; Aleix Vidal, Jules Kounde,
Diego Carlos, Karim Rekik; Ivan Rakitic, Fernando, Joan Jordan; Suso,
Youssef En-Nesyri, Alejandro Gomez
BORUSSIA DORTMUND – Marëin Hitz; Mateu Morey, Mats Hummels, Manuel Akanji, Raphael Guerreiro; Emre Can, Thomas Delaney; Jadon Sancho, Marco Reus, Giovanni Reyna; Erling Braut Haaland

CHAMPIONS LEAGUE – ROUND OF 16
21:00 FC Porto ? – ? Juventus
21:00 Sevilla ? – ? Borussia Dortmund



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *