• |
ide | kryesore

Programi i PD/Basha: Ngrejmë Agjencinë kundër Korrupsionit, në lupë çdo PPP

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka prezantuar këtë të hënë programin e Partisë Demokratike për biznesin dhe anti-korrupsionin , me të cilin garon në zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se PD do të vendosë një moratorium 1 vjeçar, gjatë të cilit do të ndalohen gjobat nga organet lokale apo qendrore për bizneset dhe do të reformohet tërësisht sistemi i inspektimit. Basha tha se me një institucion të besueshëm ndërkombëtar do të kalohet në lupë çdo koncesion dhe PPP i dhënë duke përfshirë në një hetim të imtësishëm çdo kontratë të dhënë këto vite.
Po ashtu ai theksoi se të ulen dhe do ta kufizohen me ligj edhe numri i inspektimeve dhe kontrolleve ndaj bizneseve. Gjatë një viti nuk do të bëhen më shumë se 10% inspektime apo kontrolle te bizneseve. Basha tha se për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e zhvillimit, për një ekonomi të fortë, duhet së pari duhet të luftojmë korrupsionin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *