• |
ide | kryesore

Tentuan të hyjnë në Shqipëri me armë zjarri, arrestohet shoferi dhe dy gra

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre persona janë arrestuar në pikën kufitare të  Morinës pasi tentuan të futen në vendin tonë me armë zjarri. Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit F. G., 34 vjeç, banues në Kosovë, D. F., 36 vjeçe dhe M. Q., 40 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjatë kontrollit të efektivëve në mjetin tip “Volkswagen”, me vete iu është gjetur një armë tip “Girsan” dhe 17 fishekë.

Tre personat akuzohen për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *