• |
ide | kryesore

Njihuni me çiftin më të ri të Hollywood

-Instant, Paparazzi, Slider

Thashethemet nuk janë më thashetheme! Aktorja Shailene Woodley pranoi se është fejuar me lojtarin Aaron Charles Rodgers të Green Bay Packers, në Ligën Amerikane të Futbollit. Në një intervistë për “The Tonight Show Starring Jimmy”, 29-vjeçarja u shpreh me humor se kurrë nuk e kishte menduar që ishte rritur për t’u martuar me dikë që fiton para duke hedhur topin në fushë.


“Po, jemi të fejuar. Por për ne nuk është lajm i ri. Të gjithë po çmenden pas këtij lajmi, ndërkohë që ne jemi të tipit: po, kemi ca kohë”, tha 29-vjeçarja.


Dyshja është njohur gjatë kohës së karantinës, ku për shkak të situatës së krijuar prej Covid-19, aktorja ende nuk e ka parë partnerin të luajë në fushë.

“Nuk e kam parë ende të luajë në fushë, sepse stadiumet kanë qenë mbyllur”, tha ylli i “Big Little Lies”, teksa shtoi se asnjëherë më parë nuk kishte parë një ndeshje sportive, pasi sportet nuk janë shumë në foksuin e saj.
Konfirmimi në fjalë vjen disa javë pasi një burim për “People” bëri me dije se dyshja ishte bashkë dhe madje marrëdhënia kishte shkuar në një tjetër nivel. Më herët, Rogers ishte i përfshirë në një romancë me sportisten Danica Patrick, me të cilën u nda korrikun e vitit të shkuar, pas dy viteve bashkë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu