• |
ide | kryesore

Përfshihen nga flakët 2 makina të parkuara pranë Gjykatës në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy makina janë përfshirë nga flakë gjatë natës në qytetin e Elbasanit, teksa ndodheshin të parkuara pranë Gjykatës. Fillimisht zjarri ka përshkruar një mjet tip skoda dhe më pas është dëmtuar dhe një tjetër makinë që ka qenë ngjitur me të. Zjarrfikësja ka mbërritur në kohë për të vënë shpejt nën kontroll flakët, duke bërë që mjetet të mos digjeshin plotësisht. Ende nuk dihen identitetet e personave që janë pronarë të makinave, dhe as nëse kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme apo aksidentale.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *