• |
ide | kryesore

Vrau teknikun e kondicionerit, Prokuroria kërkon 21 vjet burg për Griseldo Kusin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Tiranës ka shpallur pretencën për Griseldo Kusin, duke kërkuar 21 vjet burgim.

Kusi akuzohet se vrau teknikun e kondicionerit. Ai përfiton ulje të një të tretës së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndaj Kusit rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kryerje e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Babai i tij, Bujar Kusi dhe i vëllai Albani, dyshohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Luan Caka e Ali Sula, janë vënë nën akuzë për moskallëzim krimi, ndërsa Ferdinand Bakalli, do të gjykohet para drejtësisë për mos kallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Prokuroria e Tiranës thotë se Griseldo Kusi e vrau Celajn, pas një debati që lindi mes tyre për tubin e carë të kondicionerit që i riu po montonte në vilën luksoze të autorit të dyshuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *