• |
ide | kryesore

Dybala dhe dëmtimi misterioz: edhe udhëtimi në Barcelonë nuk zbuloi datën e kthimit

-Instant, Sport



Paolo Dybala mbetet jashtë disponibiliteit për të zbritur në fushë e as udhëtimi tek Profesor Cugat në Barcelonë nuk ka sqaruar se kur argjentinasi do të jetë në gjendje të kthehet të luajë. Mjeku, një nga më të mirët në këtë fushë, ka konstatuar se nuk ka komplikime në gjurin e majtë, por sulmuesi i Juve vazhdon të ndiejë dhimbje. E vetmja rrugë e përshkueshme është ajo që të vazhdohet me terapitë për të zgjidhur dëmtimin e shkallës së ulët të ligamentit kolateral medial të gjurit të majtë të pësuar në 10 janar.

Parashikimi i parë ishte për një rikuperim të vlerësuar në 20 ditë, por tani që kanë kaluar më shumë se 40, sulmuesi nuk është kthyer ende në fushë. Disa trajnime në grup, por asgjë më shumë sepse Dybala vazhdon të ndiejë dhimbje.

Problemet fizike që po e mundojnë kohët e fundit, kanë ngadalësuar fatalisht edhe diskutimet për rinovimin e kontratës, një tërkuzë që po vazhdon për shumë kohë. Paratici deklaroi së fundmi: “Kemi biseduar dhe po bisedojmë. Do të vazhdojmë ta bëjmë në ditët dhe muajt e ardhshëm”. Me shumë mundësi drejtuesit e Juventusit duan të kuptojnë nëse, herët a vonë, do të kenë përsëri Dybalan e vërtetë, atë të aftë për të zgjidhur ndeshjet me një goditje gjeniale, para se të vendosin për një operacion veçanërisht të rëndë për arkat e klubit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *