• |
ide | kryesore

Europa League/ Tottenham pret edhe 15 të tjerë: Milan me panikun serb përballë

-Instant, F1, Sport



Pas Tottenham Hotspurs, sonte përcaktohen edhe 15 skuadrat e tjera që do të avancojnë në Europa League, me një pjesë të pretendentëve që e kanë siguruar pothuajse biletën për në 1/16, disa që duhet të impenjohen dicka më shumë në kthim dhe ndonjë që duhet të sforcohet për të mos u flakur nga kompeticioni befasisht.

Milan dhe Crvena Zvezda shkojnë në përplasjen e San Siros me një barazim 2-2 në Beograd, që ka sigurisht një avantazh për kuqezinjtë e Piolit që avancojnë edhe me barazimet me më pak se dy gola, por nga ana tjetër i ka dhënë moral të fortë të kampionëve të Serbisë. Goli i shënuar në shtesë, me 10 lojtarë, nga të besuarit e Dejan Stankovic, jep shpresë për të bërë një goditje të madhe në La Scalën e futbollit. Natyrisht Zvezda duhet të përpiqet shumë më tepër në kthim, për të treguar se pavarësisht diferencave, nuk janë aspak të dorëzuar.

Erakovic është i dëmtuar e Milan Rodic e Nemanja Milunovic janë të pezulluar dhe të tre do ti mungojnë zgjedhjeve të Stankovic, ndërsa tekniku shpreson të rikuperojë Aleksandar Katain. Në anën tjetër, kuqezinjtë kërkojnë të harrojnë humbjen dëshpëruese 0-3 në derbin me Inter e dyta radhazi në Serie A. Bennacer e Mandzukic janë të dëmtuar, ndërsa Samu Castillejo duhet të rikthehet në formacion.

E kanë zgjidhur që në ndeshjet e para Manchester United, fitues 0-4 në Sociedad, Tottenham që shkatërroi Wolfsberger me rezultatin e përgjithshëm 8-1, por edhe Roma e Villareal nuk janë keq me sukseset 0-2 respektivisht ndaj Bragës e Salzburg. Dicka më e komplikuar detyra për Arsenal e Leicester që kanë barazuar jashtë, por kanë avantazhin e fushës në kthim. Gunners kanë detyrë delicate, sepse Benfika është një skuadër e të gjithë prestigjit, ndërsa më të vështirë e ka Napoli, që në Maradona duhet të përmbysë 2-0 e marrë në Granada.

EUROPA LEAGUE – ROUND OF 32
18:55 Ajax ? – ? Lille
18:55 Arsenal ? – ? Benfica
18:55 Hoffenheim ? – ? Molde
18:55 Rangers ? – ? Royal Antwerp FC
18:55 SSC Napoli ? – ? Granada
18:55 Shakhtar Donetsk ? – ? Maccabi Tel Aviv
18:55 Villarreal ? – ? Salzburg
21:00 AC Milan ? – ? FK Crvena Zvezda
21:00 Bayer Leverkusen ? – ? Young Boys
21:00 Club Brugge ? – ? Dynamo Kyiv
21:00 Dinamo Zagreb ? – ? FC Krasnodar
21:00 Leicester City ? – ? Slavia Prague
21:00 Manchester United ? – ? Real Sociedad
21:00 PSV Eindhoven ? – ? Olympiacos
21:00 Roma ? – ? SC Braga



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *