• |
ide | kryesore

Video/ Milan trembet keq, por kalon: shkon më keq për Leicester e Leverkusen

-Instant, F1, Sport, Video



Kompletohet lista e 16 skuadrave më të mira në Europa League, pas tetë ndeshjeve të fundit të luajtura në mbrëmje. Young Boys kompletoi suksesin e nisur në Zvicër, duke eleminuar në shtëpi Bayer Leverkusen. Skuadra e ish-sulmuesit të Skënderbeut nxjerr befasisht nga turneu Leicester, ndërsa Milan merr një të trembur të mirë në San Siro me barazimin 1-1 kundër Crvena Zvezda.


Milan u kualifikua në 1/8 e Europa League falë 1-1 në San Siro kundër serbëve të drejtuar nga Stankovic, në kthim, pasi kishin barazuar 2-2 në Beograd. Kuqezinjtë, që ishin arritur në vajtje në shtesë me Zvezdën me 10 lojtarë, zhbllokuan ndeshjen me penalltinë e Kessie në minutën e 9′. Reagimi i Crvena Zvezda solli traversën e Ben në të 22′, pak para se të firmoste barazimin. Një mrekulli e Donnarumma blindoi kualifikimin, por skuadra e Piolit nuk po kalon një moment të mirë dhe shkon në katër ndeshje radhazi pa fitore mes kampionatit e Europës.


Shkon mirë për italianet, sepse edhe Roma avancon më tej, duke mposhtur Bragën me rezultatin 3-1, që i lejon të besuarve të Fonsecas të shkojnë në 1/8 me rezultatin e përgjithshëm 5-1. Avantazhi i verdhekuqve u firmos nga Dzeko në minutën e 23’. Në pjesën e dytë Pellegrini humbi një penallti, pastaj shërbeu një asist për dyfishimin e Carles Perez (75’). Autogoli i Cristante në të 87’ vlen vetëm për statistikë, sepse në të 91’ B. Mayoral vulosi sfidën.




Manchester United, i fortë në 4-0 e takimit të parë, barazoi 0-0 me Real Sociedad e fluturoi në 1/8. Eleminim i pabesueshëm, ndërkohë, për Leicester e Leverkusen, që humbën 2-0 në shtëpi respektivisht kundër Slavia Praga e Young Boys, duke përshëndetur kompeticionin. Olympiacos rrëzohet 2-1 kundër Psv por kalon raundin, avancojnë edhe Dinamo Kiev (1-0 ndaj Bruges) e Dinamo Zagreb (1-0 me Krasnodar).


EUROPA LEAGUE – ROUND OF 32
AC Milan 1 – 1 FK Crvena Zvezda
Bayer Leverkusen 0 – 2 Young Boys
Club Brugge 0 – 1 Dynamo Kyiv
Dinamo Zagreb 1 – 0 FC Krasnodar
Leicester City 0 – 2 Slavia Prague
Manchester United 0 – 0 Real Sociedad
PSV Eindhoven 2 – 1 Olympiacos
Roma 3 – 1 SC Braga



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *