• |
ide | kryesore

Berat, ndërron jetë nga covid drejtori i shkollës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Covid-19 i merr jetën drejtorit të shkollës 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz. 58-vjeçari Gezim Shkoza, baba i 3 fëmijëve, ishte në intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz, në Berat, ka gjetur vdekjen nga Covid-19. 58-vjeçari Gëzim Shkoza, pasi kishte shfaqur shenja të prekjes nga virusi, ishte shtruar fillimisht në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit. Pas përkeqësimit të shëndetit të tij një javë më parë, ai është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Mësohet se tri ditët e fundit Shkoza ishte në intubim dhe megjithë përpjekjet e mjekëve, ai nuk arriti ta mposhtë dot sëmundjen, duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Gëzim Shkoza, babai i tre fëmijëve, jetonte në Karkanjoz, ku edhe ka ushtruar prej më shumë se 30 vitesh profesionin e mësuesit, ndërkohë që 5 vitet e fundit ishte emëruar drejtor i shkollës 9-vjeçare të fshatit./ panorama



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *