• |
ide | kryesore

Familja e Donald Trump po përpiqen të shesin një shtëpi në Florida për 49 milionë dollarë

-Instant, Paparazzi, Slider

Ditën e djeshme, Eric Trump, bëri një postim në Twitter përsa i përket një shtëpie luksoze në Florida, që kap vlerën 49 milionë dollarë. Familja e Donald Trump po përpiqen të shesin një shtëpi në Florida për 49 milionë dollarë pasi e blenë në 2018 për 30 milionë dollarë më lirë. Mësohet se Donald Trump Jr e bleu pronën nga motra e ish-presidentit Donald Trump, Maryanne Trump Barry në vitin 2018. Sipas “Palm Beach Daily News”, shtëpia ndodhet pranë klubit Mar-a Lago të Trump dhe ka një pamje të mahnitshme.


Shtëpia dykatëshe, e quajtur “The Beachouse”, ndodhet në një hapësirë të madhe rreth 26,000 metra katrorë, dhe ka 194 metra bregdet. Shtëpia u ble nga motra e Trump për 11.5 milionë dollarë në 2004 dhe e shiti atë për 18.25 milionë dollarë në 2018.


Kompania me përgjegjësi të kufizuar është e vendosur në Delaëare dhe renditi Eric Trump si president të saj dhe Donald Trump Jr si nënkryetar të saj.

Ish-presidenti i Amerikës, Trump, që nga largimi nga detyra në Mar-a-Lago, ndërkohë që fqinjët e tij janë shprehur se ai duhet të jetojë diku tjetër. Ata u janë referuar një marrëveshjeje të vitit 1993 që Trump nënshkroi që ndalon çdo mysafir në klub të qëndrojë më gjatë se ‘tre periudha jo-radhazi shtatë ditore’ në një vit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu