• |
ide | kryesore

Orban largohet. Partitë Popullore planifikuan përjashtimin e tij nga grupi i tyre parlamentar

-Instant, Arkiva, Planet



Partia në pushtet në Hungari, Fidesz, e udhëhequr nga autokrati Viktor Orban, i është shmangur përjashtimit nga grupi parlamentar i Partive Popullore Evropiane (PPE), duke shpallur largimin prej tij. Kryeministri Orban, e bëri të ditur vendimin përmes një letre dërguar kryetarit të grupit parlamentar të PPE-së, Manfred ëeber, letër të cilën e postoi në Tëitter një nga ministrat e tij.

“Ndryshimet në rregullat e grupit të EPP-së, qartësisht janë një veprim armiqësor ndaj Fidesz dhe votuesve tanë… Kjo është antidemokratike, e padrejtë dhe e papranueshme”, citohet Orban.

Vendimi i Fidesz erdhi një ditë pasi PPE-ja ndryshoi rregullat e brendshme, sipas të cilave mund të përjashtohen partitë politike edhe me shumicë të thjeshtë, ndonëse më parë ky hap mund të hidhej vetëm me 2/3 e votave. Ky ndryshim u pa si një tentativë për të përjashtuar partinë Fidesz nga grupi më i madh parlamentar në Parlamentin Evropian.

Europa liberale e ka kritikuar shpesh Orbanin dhe qeverinë e tij për mbylljen e universitetit të Sorosit në Budapest, për sjelljen ndaj mediave dhe organizatave joqeveritare që financohen me fonde të huaja.

Megjithëatë Fidesz mbetet ende në gjitin e Partive popullore pasi ajo nuk e ka humbur plotësisht mbështetjen e kancelares Merkel. Grupi më i mundshëm ku partia e e Orbanit mund të aderojë është ai ku bëjnë pjesë Iliberalët e Kazinskit dhe Lega e Mateo Salvinit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *