• |
ide | kryesore

Kryeministri Orban negocioi lirimin e policëve shqiptarë nga Serbia

Arkiva, Kryesore, Lajme
lirimi i policeve



Më në fund do të kthehen në vendin e tyre tre policët kosovarë, Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor. Sipas njoftimeve paraprake ata do të hetohen këtej e tutje në gjendje të lirë, ndonëse Serbia i ka mbajtur të ngritura akuzat për prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse. Avokati serb, Gradimir Nalliç, i tha Radios Evropa e Lirë se ata do të vazhdojnë të mbrohen në liri.

Pandehmat e para pretendojnë se ndërmjetës për lirimin e tyre është bërë kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili gjatë një takimi javën që kaloi me presidentin serb konfirmoi se zyrtarët e Beogradit do ti lejojnë tre policët.

“Ne e vlerësojmë lart hapin e presidentit Vuçiç, i cili e ka marrë vendimin në një kohë të sfidave serioze. Ky vendim është dëshmi e pastër e bashkëpunimit strategjik mes shteteve tona dhe përkushtimit tonë të përbashkët për paqe dhe stabilitet në Ballkan”, tha Orban përmes një postimi në Tëitter.

Në takimin e mbajtur më 20 qershor, Orban tha se iu lut Vuçiçit që t’i lirojë tre zyrtarët policorë, duke thënë se “armiqtë e Serbisë janë të etur për ta dëmtuar Serbinë”.

Lexo me tej:

Viktor Orban merr meritat për lirimin e tre policëve të Kosovës 

Dyshohet se Beogradi i rrëmbeu tre policët në kuadër të gjendjes së tensionuar politike që ekziston mes dy vendeve. Arrestimi i tyre ndodhi fill pas ndalimit në 13 qershor të banditit serb Millun Millenkoviç, që ushtroi dhunë kundër pjesëtarëve të misionit të NATO-s, KFOR-it.

Në 29 maj, protestuesit serbë plagosën dhjetra ushtarë të KFOR-it në një përpjekje për të penguar ushtrimin e funksionit të kryebashkaikëve shqiptarë të sapozgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. Arrestimin e tre policëve qeveria Kurti e konsideroi si rrëmbim duke prtetenduar se ata janë arrestuar në territorin e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “ky rrëmbim konsiston me një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të bëhet përgjegjës”, tha ai.

Ndryshe nga homologu i tij kosovar Edi Rama mbajti një qëndrim më të kujdesshëm. Ai kërkoi lirimin me çdo kusht të tre policëve, por nuk komentoi kurrë faktin nëse ata ishin rrëmbyer jashtë territorit të Serbisë apo jo.

Lirimi i tre policëve të Kosovës nga Serbia, reagon Rama 

“Është imediate nevoja që të tre policët e Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur këtu apo kanë hyrë atje, apo janë marrë këtu ose janë gjendur atje, për të cilat KFOR nuk do japë konkluzion publik, por do depozitojë dosjen përkatëse në NATO, është absolutisht e qartë se në të gjitha rastet, tre efektivët nuk kanë bërë asnjë krim. Edhe nëse kanë shkelur vijën e kufirit, shkelja e vijës së kufirit ka vetëm një përgjigje, kthimin e tyre në shtëpi.

Ndërsa sot kryeministri Rama, tha se “kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi është një lajm i vonuar, po gjithësesi shumë i mirë: “…sepse, e para, i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim, dhe e dyta, rihap rrugën e deeskalimit e të dialogut”.

©Lapsi.al



3 Comments

  1. dmth edhe per kete prap Rama negocioi? Se cudi qe sapo Orban ben vizite ne Tirane me Ramen, negocion dhe 3 policet shqiptare lirohen

    1. Po mo po Rama qe zgurdullon syte si Gogol.
      Kurti hero per Kosoven.
      Rama Harris ballkanin e shqepur, permend procesin Berlinez.
      Rrace cobenjsh.

  2. “Dosja sek*uale e shërbimit sekret serb…”/ Zeka: Berisha ka shantazhuar një zyrtar me video sek*uale, e kapi me një vajzë ‘VIP’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *