• |
ide | kryesore

Dritan Leli në telashe të reja, refuzon kërkesën e Ramës për t’u dorëhequr

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka refuzuar ftesën e Ramës për t’u përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste. Lelit ia kishte kërkuar dorëheqjen disa ditë më parë kryeministri Edi Rama në këmbin të një vendi të sigurt në listën e qarkut Vlorë. Kujtojmë që Leli ka pasur vazhdimisht përplasje me Edi Ramën dhe Damian Gjiknurin përsa i përket punës në Vlorë. Në rast se Leli do të pranonte kërkesën e Ramës, Bashkia Vlorë do të drejtohej nga Afrim Qëndro, një nga njerëzit më të afërt të Damian Gjiknurit. Shkuarja e tij si nënkryetar i Bashkisë Vlorë duket se është bërë enkas disa kohë më parë për të qenë gati sot që të merrte drejtimin e Vlorës. Por me sa duket Leli e ka refuzuar kërkesën e Ramës, akt që rrezikon të shkojë edhe në një përplasje të re mes tij dhe kryeministrit. Kujtoni fatin e Shpëtim Gjikës pasi nuk pranoi të largohej nga gara për zgjedhjet lokale, me kërkesë të Edi Ramës.


©Lapsi.al


 

14 Comments

  1. Leli ja ka bere mire qe ka refuzuar te leshoje bashkine e vlores ne dore te burdello Gjiknurit e leves se tij Afrim Qendro! Fene i ka luajtur se e beri vloren i Gjati si hale .

  2. keto jane lojra , pasi po t’i thote KM-ja iken jo vetem nga bashkia por edhe nga Vlora e shkon te

    jetoje ne Karaburun, ne Peqin , ne Karavasta apo edhe ne Kardhiq apo Kurvelesh. Nuk ka shaka me

    KM-ne. Mire eshte te marrin keshilltar Shpetim Gjiken.

  3. Si nuk kane turp e nje te zgjedhuri nga populli i kerkojne te dorehiqet se medemek dalin keq me sondazhet. O Milet sta ka fajin Leli o idiot , fajin ta ka Klani i Gjiknurit qe po ben kerdine ne Vlore. Ende se ke mar vesh qe Vlora te ka rreshqit per shkak te percarjeve te shkaktuara prej tij ?

  4. Rama nuk e hedh poshte Lelin. Lelin nga Vlora ka dash ta heq Gjiknuri dhe jo Rama. Nga kjo histori nqs eshte e vertete, do ta haj Gjiknuri.

  5. Rilindja ka ik per lesh! Tani filloi me heq te vetet . Kjo eshte frike e panik! Kam mare vesh qe ne Vlore, rilindja Gjiknuriane po ben kerdine e ka kriju nje percarje te papare mes te veteve.

  6. Leli, tërhiqu se ky të bën të zezën, t’a bën siç ja bëri Gjikës… të çon në SPAK për ndonjë gjë nga ato që të ka urdhëruar të bësh…. tërhiqu Leli se Ripjella është farë e keqe….

  7. Turp me te madh skishim degju! Cudira rilindase me protagonist nje KM te keqperdorur, ne rastin me te mire, nga nje Gjiknuruc intrigant e kryehajdut . Ky i fundit doli dhe me i zoti se Ramsi pasi e beri Vloren peci kuku e sla me drejtora e specialsite pa emeruar tani do me heq dhe Kryetarin e Bashkise! E padegjuar me pare! Cudite rilindase skane fund! O kasolle ku na mblodhe !!

  8. Cudia e madhe e radhes! Te. vetmit kryetar bashkie ne nivel kombetar qe rezatonte qytetari dhe civilizim iu kerkoka te jape doreheqjen ?! Keto jane thagma shqiperie te padegjuara me pare qe vetem Rilindja mund ti prodhoje! O zot fali se sdine c’bejne! Kane rrjedh te gjithe ….

  9. Shoqja Nexhmie do ishte shume krenare per birin e partise, Edvin & Co! Si kane lene gje Shokut Veri!

    Kujdes Leli, hap syte e kopsitu nai ‘dosje ‘ e mbaje me vete poshte jastekut, pasi ta kesh shperndare neper kancelari/ agjenci te huaja ‘mike’ ta kesh si back up ne cdo rast, se keta te bejne gjemen! Te tute jane por i ke te rrezikshem vllai!

  10. Qendro hajduti i Unazes se Re, ne vend te Lelit!?? O zot !? Keta kane rroitur? Qendroja vegla qorre e Damian mavrise, te behet kryetar. O shoku Enver po si u bokan keto muhabete keshtu!? Ore po ka vlere ndonje gje ne kete vend kandaharium !???,
    Po keta po sillen si Erdogane….

  11. Leli kujdes me keta, se gati SPAK te zbatoje urdherin e radhes se liderit Global dhe kuptohet qe sja le peshtymen ti thahet ! I ka ushtare te bindur !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu