• |
ide | kryesore

Video/ Gafa e Sherrit i kushton fitoren Laçit: Apolonia i heq mundësinë e kryesimit Duros

-Instant, F1, Sport, Video



Ishte menduar si javë që favorizonte të gjithë ndjekësit e Vllaznisë, me shkodranët të impenjuar në ndeshjen më të vështirë, por po rezulton krejt e kundërta e kush e di nëse kuqeblutë nuk e cojnë deriu në fund me një fitore që do ti shkëpuste tre pikë nga ndjekësi më i afërt. Pasi u ndal Teuta e u shemb Partizani, nuk bën më mirë edhe Laci i bllokuar në 1-1 nga Apolonia e vendit të fundit. Kurbinasit cuan dëm mundësinë më të mirë për tu katapultuar në vendin e parë, edhe pse dominuan gjithë ndeshjen. Vendimtare dalje e gabuar e portierit Sherri, që penalizon rëndë skuadrën e Shpetim Duros.

Lushkja, Shehu e Harmon shënjestruan portën fierake që në fillim, por Apolonia e Camaratas ishte e vendosur mirë në fushë dhe mbrohej meshumë kujdes. Kundërsulmi ishte mundësia e vetme e miqve, për tu shfaqur rrezikshëm në anët e Sherrit e në ato pak dalje është një pretendim për penallti, pas kontaktit mes Diop dhe Harmon. Bardhezinjtë ushtruan presion në të gjithë fushën, për të mbajtur kontrollin e topit sa më gjatë e për të mos i dhënë frymëmarrje kundërshtarit.

E kur pas rifillimit, në minutën e parë të të dytës Juljan Shehu zhbllokoi ndeshjen duke mundur Harizajn, pas kombinimit me Mazrekajn, u duk një ndeshje e mbaruar. E në fakt, bardhezinjtë tentuan të mbyllnin ndeshjen me një gol të dytë që dukej sikur do të mbërrinte nga momenti në moment. E ndoshta ky lloj besimi përgjumi prapavijën e Duros, që u ndëshkuan me kokë nga Diop dy minuta nga fundi, pas një gafe të pafalshme të portierit Sherri.

Me këtë barazim Laçi shkoi në kuotën e 41 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 3. Ndërkohë Apolonia ka barazuar me pikë Skënderbeun e vendit të fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *