• |
ide | kryesore

Ori Nebiaj i rikthehet politikës

-Instant, Paparazzi, Slider



Ori Nebijaj për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike si zëdhënëse dhe ka kandiduar për drejtimin e FRPD-së përballë Belind Këlliçit. Mirëpo pas disa vitesh, Ori vendosi të hiqte dorë nga angazhimi politik për t’u fokusuar tek puna e saj në televizion.
Ori i është bashkuar televizonit “Top Channel” prej kohësh, ku i janë besuar formate të rëndësishme si “Wake Up”, të cilin e prezanton me Isli Islamin, apo “Pushime On Top” që e ka drejtuar së bashku me Flori Gjinin. Mirëpo Ori ka vendosur t’i rikthehet sërish pasionit të vjetër dhe të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ditën e sotme është zbardhur lista e Partisë Demokratike dhe është zbuluar se Ori Nebijaj kandidon si deputete në Tiranë dhe renditet e 18-a në listë, ndërmjet Ivi Kasos dhe Gentjan Strazimirit. Lista me emrat e kandidatëve për deputetë pritet të miratohet nga Këshilli Kombëtar, ndërsa afati për dorëzimin në KQZ është deri në mesnatë.

Edhe gjatë ditës së sotme, Ori Nebijaj u shfaq përkrah kryedemokatit Lulzim Basha, gjatë takimit që ai zhvilloi me gratë dhe vajzat e Partisë Demokratike.
Ndërkohë disa ditë më parë u përfol se në listat e Partisë Demokratike do të kandidonte edhe ish-missi Floriana Garo. Mirëpo në listën e bërë publike emri i saj nuk është përmendur dhe siç duket ajo do të angazhohet vetëm me fushatën politike.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *