• |
ide | kryesore

Tritan Kalo: Partia Socialiste e mavijosur nga ethet e parave të korrupsionit

-Instant, Lajme, Të fundit



Mjeku i njohur Tritan Kalo ka bërë një tjetër deklaratë të ashpër në drejtim të Partisë Socialiste, që sipas tij pas ardhjes në pushtet është mbrojtëse e interesave të pasunarëve, dhe është mavijosur nga ethet e parave të korrupsionit.

“PS e pas Qershorit 2013 është një parti mbrojtëse e interesave të pasunarëve, e “MAVIJOSUR” nga ethet e parave të korrupsionit”, shkruan Kalo në rrjetet sociale.

Gjatë diskutimeve me ndjekësit në “Facebook”, mjeku i njohur thotë se kishte “ shumë-shumë pak shpresë për ndonjë reflektim të Rilindjes në zgjedhjet e ardhshme Parla-Pa-Mentare të 25 prillit, por paskam qenë i gabuar”.

Ndërsa dikush e pyet se çfarë duhet bërë pasi të gjithë janë të korruptuar, Kalo ia kthen duke i thënë se “të mos vijojmë t’u shkojmë prapa e të mos grindemi mes nesh të verbuar nga militantizmi”.

Sjellim në vëmendje që në 4 mars Tritan Kalo njoftoi largimin e tij nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë Covid-19. Në deklaratat e tij të mëhershme Kalo është shprehur se politika ia ka dalë që të përçajë mjekët.



5 Comments

  1. Por përqendrimi në shtyrjen sa më shumë ka bërë që në listat e Lulzim Bashës të ketë parregullsi dhe gafa.

    Nga një vështrim i thjeshtë në lista shikon se shumë kandidatëve janë me gjeneralitete të paplotësuara, 24 gjithsej në 9 qarqe. Qesharake është fakti se 2 në Tiranë dhe disa kandidatëve të tjerë në qarqe të tjera janë edhe pa gjini.

    Vetëm në Tiranë Basha ka dorëzuar në KQZ 9 kandidatë të cilëve u mungojnë atësia, mëmësia dhe data e lindjes. 2 prej kandidatëve në kryeqytet nuk kanë as gjininë.

    Qarqe të tjera me problematika janë Gjirokastra me 3 kandidatë pa gjeneralite të paplotësuara, Fieri me 4, Kukësi me 1, Korça me 2, Durrësi me 1, Shkodra me 1, Elbasani me 1 dhe Berati me 2.Ky eshte grupi i dyshes salih lulzime shpellkare tani prasin e tritanit të salihut futen i ne bythe deri ne 25 prill

  2. Po flet të vërtetën doktor, kështu bëhet. Integriteti është virtyt që të bën njeri. Po vetem kij parasysh që te poshtrit nuk ta harrojne asnjëherë kundërshtimin qe i bëhet. Mund të të sulmojnë më vonë. Mos e shit veten dhe mos u bej vegel ne duart e te tjereve, si ata te “komitetit të ekspertëve”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *