• |
ide | kryesore

Meta u përgjigjet fotove të Ramës: Unë nuk pi kokainë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë prezantimit me foto të kandidatëve për deputetë, Edi Rama kishte vendosur sot presidentin Ilir Meta duke pirë ujë në krah të një portereti të Etilda Gjonajt. Ndërsa tregonte fotot, Rama i ftonte ndjekësit e tij të shikonin dhe të bënin diferencën për të votuar në 25 Prill.

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj nga Fieri akuzave dhe ironive të kryeministrit Rama. Duke marrë shkas nga fotoja e zgjedhur ku ai ishte duke pirë ujë, Meta tha se ndryshe nga Rama, ai nuk pi kokainë.

“Edhe sikur të isha duke pirë raki, nuk do isha i shqetësuar. Se unë kokainën nuk e pi dhe do jem një luftëtar i pashembullt kundër cdo politikani që përdor substanca narkotike dhe që jo vetëm kaq, por del garant para mafias ndërkombëtare për të pastruar paratë e drogës në Shqipëri.” u shpreh presidenti, ndërkohë që shtoi se përveç se e konsumon, Rama i ka hapur rrugë pastrimit të parave të drogës.



5 Comments

    1. Nese te pish droge te ben “fshatar” atehere do preferoja nje president “fshatar”. Nuk jane pare ne kaq vite vjedhje e arrogance si ne qeverisjen e Rames..

      1. As nuk ke per te pare te garantoj (edhe pse kam pak dyshime se mund tia kaloi Lali Eri ne te ardhmen), nuk ben me nena si Edi Rama, figura te tilla historike nje here i vijne ktij kombi.

  1. Me mir hajdut dhe tshatar se mafjoz lapangjoz ne sherbim te mafjes nderkombtare. Por nese kete dun per femijet dhe familjet e tyre shqiptaret ok. le te rrin me nje ps te degjeruar deti ne detaj.

  2. Heheheh. Ai jo vetem qe pi droge, por ai ha dhe mut. Ka lancuar nje fortunal muti qe duket e kurdisur qe me pare. Pritej vetem dorezimi zyrtar i listave. Ka kaluar ne faze perfundimtare kllouni profesionist. Mbani mend ato karagjozet e lagjeve qe rrinin me ndonje cep pallati edhe talleshin me cdo gje qe i kalonte perpara. I mbani mend besoj. Cdo lagje ka pas te pakten 1 te tille. Ja ku e kemi dhe ne. Do tallet e do shkumezohet deri me date 24 pa pushim. Do hame gallate e propagande keto dite qe skemi ngrene ne jete te jeteve. Ne e dashte zoti kete popull (se veten nuk e do), megjithe te keqijat qe kemi bere, i jep force te filloje ti beje ca Shembull. Qe tradita e pandeshkueshmerise mos perndjeke e torturoje gjithe jeten edhe femijet tane. Ta kuptojne keta qe jane a kushdo qe do vije, qe te vjen edhe grushti kokes. Qe se shijon pleqerine i qete duke numeruar monedhat e floririt neper duar e duke tall bythen me njerezit nga krevati i ngrohte i viles te bukur; duke mendu me veten si ja fute te gjitheve kaq vite dhe nuk te gjeti asgje. Nqs nuk ndryshojme kete realitet ne vendin tone, pergatitini femijet per skllaveri totale. Kujtoni cdo vend normal te botes qe aspirojme; askund nuk eshte fituar asgje pa dhene shembullin e pa bere shembuj. Kujtoni dhe Kosoven per zgjedhje, mos ikim me larg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *