• |
ide | kryesore

Atentati me tritol ndaj prokurorit, Arjan Muça ka drejtuar operacionin për kapjen e Dritan Dajtit

Arkiva, Lajme, Të fundit

Prokurorit të cilit sot iu shpërthyer makina me tritol sonte te Komuna e Parisit ne Tirane, është kryepolici që ka drejtuar operacionin për kapjen e Dritan Dajtit, ngjarje në të cilën mbetën të vrarë katër efektivë policie ne vitin 2009. Arjan Muça njihet si një nga policët që ka patur një kalvar përplasjeje në gjykatë me Dritan Dajtin, i cili kundërshtonte akuzat e ngritura për të. I lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, Arjan Muça ka rrëfyer edhe momentet e tmerrshme të vrasjes së vartësve të tij gjatë operacionit që shkoi keq më 7 gusht 2009. Në dëshminë e dhënë paraprokurorit Ardian Nezha, Muça ka rrëfyer vite më parë se si ishte përballja e tij e parë me Dritan Dajtin. Dhe ka ndodhur pikërisht në momentin e arrestimit të Dajtit.


“Në momentin që kam hyrë në rrugicën që ndodheshin krismat, në rrugicën që të çon tek vendi ku ndodhej makina, aty kam parë në një distancë kam përshtypjen rreth 7-8 metrash, parë për herë të parë në kontakt vizual Dritan Dajtin. Ai po vinte me vrap me armë në dorë në rrugicën që të nxjerr në plazh tek rëra. Ndërsa unë në drejtimin e kundërt nga rëra për tek makina në të njëjtën rrugicë…..Me sa mbaj mend i kam thënë pse m’i vrave njerëzit, nuk mbaj mend të më jetë përgjigjur. Kur i hoqa pistoletën, e pyeta kush je ti dhe më tha Dritan Dajti, atëherë vazhdova duke i thënë pse m’i vrave njerëzit….”– thuhet ndër të tjera në dëshminë e Muçës.


Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, janë katër efektivët që mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009.

1 Comment

  1. Në njoftimet e mediave, thuhet se makina së cilës i është vënë tritol, ka qenë e parkuar e palëvizur për dy vjet në ate vend.
    Kjo e vë në dyshim qëllimin e këtij akti..
    Të lë përshtypjen që veprimi është kryer më shumë për të tërheqir vëmëndjen e publikut për një akt terrorist ndaj drejtësisë, sesa për një atentat të mirëfilltë .
    Kujt i intereson që të krijohet përshtypja se bota e krimit po vepron kundër njerëzve të drejtësisë ?
    Ngaqë jemi në fushatë elektorale, sigurisht më shumë partisë në pushtet , si për të tërhequr vëmendjen nga dështimet e saj në këto 8 vite qeverisje, ashtu edhe për të krijuar një atmosferë raprezaljesh policore..
    Kemi parë se nëse bota e krimit piketon për të vrarë dikë, e ka realizuar aktin mu në mes të qytetit .
    Sigurisht që ky akt mund të jetë bërë edhe me qëllim shantazhi, por historia e z. Muça me kriminelin Dajti, ka shumë vite që ka ndodhur, e përse dikush do të vejë veten në rrezik për të hedhur në erë një makinë të parkuar të palëvizur për dy vjet ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu