• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mashtrimet me call centre, i riu arrestohet në Himarë (Emri)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shkon në 10 numri i personave të ndaluar , të cilët akuzohen për mashtrim online. Policia bën me dije së këtë të premte është bërë i mundur ndalimi i një 31 vjeçari Bruno Gjika, i cili ishte i përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal që mashtronin shtetas italianë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Dream earnings”, është bërë i mundur ndalimi i këtij shtetasi në Himarë.

Ndërkohë një ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë ekzekutuar 5 masa sigurie “Arrest në burg”, dhe 4 masa sigurie “Arrest në shtëpi”.

31 vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Dream earnings”, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Mashtrimi kompjuterik , kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *