• |
ide | kryesore

Rama flet për takimin me Albin Kurtin: Dreka shkoi shkëlqyeshëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama nuk ka dashur të japë shumë detaje për vizitën e kreut të Vetëvendosje, Albin Kurti në Tiranë i cili u dha mbështetje 3 kandidatëve që garojnë si të pavarur në zgjedhjet e 25 prillit.

I pyetur për këtë vizitë dhe se a ishte normale për të, që kryeministri i ardhshëm i Kosovës vjen në Shqipëri dhe përfshihet në fushatë elektorale, Rama ka shmangur komentet duke u shprehur se “nuk dëshiron të flasë për këtë çështje”.

“Në pamundësi për t’i bërë një drekë Lulit, ia bëra Albinit dhe pastaj ai u kthye në Kosovë. Kaq. Nuk dua të hyj në këtë diskutim. Dreka shkoi shkëlqyeshëm. Realisht shkëlqyeshëm. Lulit nuk i bëja dot një drekë. Ia bëra Albinit dhe shkoi shumë mirë” – tha Rama në emisionin “Real Story”. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Vërtet!!!!Hë hë e pabesueshme.Çdo që ka deklaruar ki ,ka qënë gënjeshtër përgjatë 8 viteve qeverisje.Mister mashtrusi,gënjeshtra është.

  2. Askush nuk kujtohet të thojë statuset e opozitës kundrejt Ramës me një fjalor të tmerrshëm.

    Rama i bie dajres dhe këta fillojnë e kërcejnë me dajren e Ramës. Të mos harrojmë që numri 5 është kryebullisti i Shqipërisë. Edhe sot që mezi sheh ipadin e kompjuterin, nuk lë rast pa sulmuar politikanë.

    Të mos harrojmë që është Sali Berisha që ka terrorizuar gratë e nderuara të PS dhe të themi po terrorizohet kjo opozitë nga bullizmi i Edi Ramës, se mos harrojmë që përvec tij asnjë tjetër nuk bën bullizëm nga krahu i majtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *