• |
ide | kryesore

Shkelmi ndaj Balotellit, pështyrja ndaj Poulsen e largimi nga Roma, Totti: “Më detyruan”

-Instant, Sport



Francesco Totti ka rrëfyer për veten në një intervistë për ‘Il Corriere della Sera’, duke u ndalur për Covidin që e goditi fort, për seritë televizive kushtuar tij dhe mbi të gjitha për karrierën e tij në Romë. Nga një ekstrakt i asaj interviste që do të botohet, është e qartë se ish-kapiteni i verdhekuqve nuk e ka tretur akoma lamtumirën nga klubi i zemrës: “E dija që herët a vonë do të më duhej të hiqja dorë. Duhet të jemi realistë. Në moshën 40 vjeçare është e vështirë të arrish dhe të vazhdosh të luash në nivelin e duhur – tha Totti – Por në rastin tim, unë u detyrova “.

“Një zgjidhje mund të gjendej, së bashku – vazhdon “Pupone”- Do të kisha dashur të ndalem në një kohë tjetër. Do të doja të isha unë ai që do të merrte vendimin. Trigoria është pothuajse shtëpia ime e parë”. Është e qartë se ai në të cilin ish-numri 10 u rrit është një futboll shumë i ndryshëm nga ai i sotëm e, në këtë drejtim, është interesant këndvështrimi i Tottit: “Ardhja e mediave sociale i ka bërë lojtarët të hallakaten dhe të bëhen më individualistë – shpjegoi ai – por problemi është më thelbësor: kampionët po zhduken. Ka më pak kampionë dhe më shumë lojtarë të ndërtuar”.

Në fund, ka vend për keqardhjet e një karriere: “Për çfarë fajësoj veten time? Goditja me shkelm ndaj Balotellit dhe pështyrja ndaj Poulsen. Ishin gjërat më të këqija që mund të bëja, gjëra jo për mua. Ende nuk mund ta kuptoj se si mund të kem bërë gjeste të tilla”.



1 Comment

  1. Mor Toti, ti ke qene lojtar shume i mire ose dhe i madh po deshe, por vjen nje dite? e nje kohe natyrale qe sportistet e lene aktivitetin, per arsye te moshes! Por shumica e futbollisteve te mirenjohur italiane nuk largohen nga klubet edhe kur nuk jane me si me pare! Kjo; po thuaj ndodh gjithmone, po te kemi parasysh Maldinin qe, qe nuk largohej me deshire me ne fund e fishkellyen, qe te largohej dhe u largua shume i hidheruar, keshtu hodhi ne ne kosh te plehrave te gjithe rrespektin dhe adhurimin qe kishin tifozet per te dhe karieren e tije ( per fat te keq mbetet kujtimi….. i fundit), te njeten gje pati bere edhe Costacurta, deri sa e perzune! Nje fudbollist sado i talentuar dhe i rendesishm te kete qene, duhet te lagohet per ti lene vend lojtareve te rij ashtu siç ja kene lene atij kur ishte ne fillimete tija! Nga te paktet ndoshta i vetemi futbollist italian qe u largua me deshire kur e kuptoi se nuk ishte me i nnvojshem per skuadren ka qene Albertini, qe me duket se sot eshte funksionar I FIGC? te Italise! Rrespekt!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *