• |
ide | kryesore

Sergio Ramos habit tifozët e Real Madrid: “Messi? Do isha i lumtur”

-Instant, Sport



Në prezantimin e dokumentarit kushtuar tij (“Ronaldo bën ndryshimin, por askush nuk garanton sukses në Evropë, ose i fiton kupat vetëm”), Sergio Ramos është rikthyer të flasë për largimin nga Real të CR7, që këto ditë është në qendër të merkatos së transferimeve pas eliminimit të Juventus nga Champions League: “Humbi ai dhe humbi Real Madrid. Unë nuk do ta kisha shitur, sepse ai është një nga më të mirët në botë dhe do të na kishte ndihmuar për të fituar më shumë” tha mbrojtësi i Zidane, i cili është kthyer në stërvitje me grupin dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Atalantas.

“Këto janë marrëdhënie që duhet të zgjasin për një jetë – shtoi kapiteni i Blancos siç raportohet nga Goal.com – Nuk e beson asnjëherë plotësisht, shpreson që të ndryshojë mendje, por ishte një vendim që e mori ai. Është një lojtar vendimtar. Këta lojtarë e fitojnë të drejtën për të marrë vendime”.

CR7 është larguar nga Madridi, por çuditërisht mbrojtësi spanjoll ka zbuluar se ai do të ishte “i kënaqur” me ardhjen e Lionel Messi në Casa Blanca: “Do të isha i lumtur ta kisha në skuadër. Në të gjitha këto vite jemi përballur me Leon më të mirë në fushë, kështu që fakti që të mos e kesh më si kundërshtar në fushë do të ishte i shkëlqyer. Unë në Barcelonë? Nuk ka mundësi, ka gjëra në jetë që shkojnë përtej parave. Ashtu si nuk mund ta shihni Xavi ose Piqué në Madrid… “.

Nga Ronaldo-Messi te Mbappé-Haaland hapi është i shkurtër: “Unë do të doja t’i kisha të dy – tha Ramos – Por ndoshta, duke pasur parasysh situatën aktuale, unë mendoj se do të ishte më e lehtë për të sjellë Haaland. Me Mbappé rrethanat janë më të komplikuara. Mendoj se nuk do të ishte aspak keq për Real Madrid të forcohej me Haaland. Unë mendoj se ai mund të japë shumë. Padyshim edhe Mbappé, por blerja e tij do të ishte më e vështirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *