• |
ide | kryesore

Rezultatet sipas qarqeve/ Del sondazhi i cili i ra në kokë zgjedhjeve në Kosovë

-Instant, Arkiva, Të fundit



Gazeta Express dhe Televizioni 7 e kanë realizuar një sondazh për zgjedhjet në Shqipëri. Sondazhin e ka kryer kompania, që e ka realizuar sondazhin për zgjedhjet në Kosovë. Rezultati i matjeve për zgjedhjet e 14 shkurtit ka qenë qind për qindtë i saktë me rezultatin zgjedhor. Sipas sondazhit, në Shqipëri shumicën do ta fitojë opozita.

Pas pak më shume se një muaji, Shqipëria zgjedh partinë, që do ta qeverisë vendin në katër vitet e ardhshme. Sondazhin që e ka realizuar kompania shqiptaro-izraelite, “GeoCartography”, e nxjerr si parti të vetme fituese Partinë Socialiste, me rreth dy për qind më shumë se Partia Demokratike.

Megjithatë, sipas sondazhit, opozita e deritanishme e Shqipërisë, PD-ja e LSI-ja, bashkë do t’i marrin 71-74 mandate në Kuvend, pra shumicën.

PS-ja e kryeministrit të tanishëm, Edi Rama, del se i fiton 44.54 për qind, që kur përkthehet në mandate, i bie se i merr 65-67 sosh.

E dyta është Alenaca për Ndryshim me lider Lulëzim Bashën e Partisë Demokratike, që, sipas sondazhit, i merr 61-63 mandate, ose 42.18 për qind.

Sondazhi thotë se LSI-ja e Monika Kryemadhit i merr 10 apo 11 mandate, që me përqindje i bie 9.32.

Për këtë sondazh, janë pytur 3778 persona, të shpërndarë në nëntë zona zgjedhore.

No description available.
Të dhënat nga sondazhi i kryer në mars, 2021

Sipas sondazhit, PD-ja del e para në qarkun e Shkodrës, të Lezhës, të Kukësit, të Dibrës. Partia e Bashës, sipas sondazhit do të prijë në këto zgjedhje edhe në Durrës dhe në Korcë.

PS-ja pritet të prijë në Tiranë, në Elbasan, në Fier, në Berat, në Vlorë dhe në Gjirokastër.

Sistemi zgjedhor në Shqipëri ka  12 zona zgjedhore prej të cilave zgjidhen në total 140 deputetë. Numrin më të madh të deputetëve e nxjerr Tirana (36).

Sipas sondazhit të realizuar, këto janë rezultate për çdo zonë zgjedhore (ose siç quhen në Shqipëri qarqe) :

1.     Qarku i  Tiranës

Qarku i Tiranës sipas sondazhit fitohet nga koalicioni Opozitar (PD-LSI). Sipas të dhënave 17 deputetë do të ketë Partia Socialiste, 16 Partia Demokratike dhe 3 deputetë LSI. Mundësia që rezultati PD-PS të përmbyset në favor të PD-së (pra 16 me 17) është 29.5% ndërsa që ta ruajë epërsinë (17 me 16) është 69.5%. LSI i ka të konsoliduar 3 deputetë, forca të tjera nuk marrin deputetë.

Parashikimi PS 17 deputetë, PD 16 deputetë, LSI 3 deputetë

2.     Qarku i Fierit

Fieri, një bastion historic i Partisë Socialiste do të shënojë një rezultat mjaft të mirë edhe këtë vit. Sipas të dhënave që vijnë nga sondazhi, Partia Socialiste ka të sigurtë 8 mandate dhe ka 66% mundësi për të nëntin. Partia Demokratike merr 6 deputetë, dhe LSI merr 1 deputet (ka shanse 34% për të dytin).

Parashikimi PS 9, PD 6 dhe LSI 1

3.     Qarku i Durrësit

Qarku i Durrësit. Nga rezultatet e sondazhit kuptohet që Partia Demokratike ka të sigurtë 7 mandate dhe PS 6 . Do të jetë luftë e fortë treshe (PD, PS dhe LSI)  për deputetin e fundit.

Parashikimi : PS 6, PD 7, LSI 1

4.     Qarku i Elbasanit

Elbasani nxjerr 14 deputetë.  Sipas sondazhit Partia Socialiste i ka të siguruar 7 mandate por ka shumë pak shanse për të tetin. Partia Demokratike merr 5 mandate ndërsa LSI 2 mandate.

Parashikimi  PS 7 deputeë, PD  dhe aleatët 7

5.     Qarku i Vlorës

Qarku i Vlorës duket sikur nuk ka dilemma nga sondazhi. Fitorja e PS-së është e ndjeshme por jo me rezultatin e 2017-ës.

Parashikimi PS 7 mandate, PD 4 mndate dhe LSI 1 mandat.

6.     Qarku i Korçës

Qarku i Korçës do të jetës shumë i ngushte. Aty janë 11 vende nga të cilat 4 i ka të sigurta PD, 4 i ka të sigurta PS dhe një LSI. Për dy mandatet që mbesin do të luftojnë fort treshe PS, PD dhe LSI. Mund të shkojënë 5 me 5 me 1 por edhe 4 me 5 me 2. Gjithsesi Opozita duket se do ketë më shumë vende sesa maxhoranca.

7.     Qarku i Shkodrës

Shkodra paraqitet mjaft interesante në rezultatin e sondazhit. Partia Demokratike ka të sigurtë 5 mandate në këtë qark,  Partia Socialiste ka 4 mandate të sigurta, LSI ka një mandate të sigurtë ndërsa PSD e Tom Doshit dhe Lëvizja për Ndrsyhim e Jozefina Topallit do të luftojnë për një mandate. Ky është edhe mandati i vetëm jashtë treshes PS-PD-LSI në gjithë Shqipërinë.

Parashikimi Partia Socialiste 4 mandate, Partia Demokratike 5 mandate  LSI  1 mandat dhe të tjerët 1 mandat

8.     Qarku i Beratit

Qarku i Beratit zgjedh 7 deputetë. Në rezultatet e vitit 2017 kjo zonë zgjedhore është ndarë 4 me 2 me 1 në mes Partisë Socialiste,  Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në sondazhin e Gazetës Express, rezultati pritet të jetë një ndryshim vendesh mes Partisë Demokratike dhe LSI-së, pra 2 deputetë PD dhe një deputet LSI. Partia Socialiste do të marrë përsëri 4 deputetë. Probabiliteti që PS të marrë 5 deputeët është 25% ndërsa LSI ka 75% mundësi për ta marrë një deputet.

Parashikimi Partia Socialiste 4 mandate, Partia Demokratike 2 mandate ndërsa LSI 1 mandat

9.     Qarku i Lezhës

Qarku Lezhë është një qark tjetër ku Opozita PD-LSI do fitojë më shumë deputetë sesa PS. Rezultati i parashikuar është PD 3 mandate, PS 3 mandate LSI 1 mandat

Parashikimi Partia Demokratike 3 deputetë, Partia Socialiste 3 deputetë dhe LSI një deputet.

/Express/



21 Comments

  1. Mjafton te iki Lideri Global bashke me seren e tij nga vrasesi i Arditit, te Moz Cigarja vrasesi dhe pergjuesi i ambasadave e ca ka ne mes soj e sorollop, pa din e nam!!!

      1. Fitore fitore fitore. Rroft Republika e re.
        Ketij i them sondazh un. Jo ato te aninimet qe nuk i njef askush.
        Hahahahahah
        Eshte e vertet flini gjume tani se e siguruat.

    1. Edhe Luli me Liken e Monen nuk e besojne kete, ne vecanti ne Elbasan qe merr 2 deputete Lsi,kur Lsi-ja eshte shkaterruar fare atje

  2. S’e di….. Po Avdylajt dhe Çelajt dhe cunat e tjere problematike, i kane pyetur keta sondazhieret?????

  3. Epo mbaroi kjo pune tani.
    Kot ti bejme zgjedhjet . Doli se kush i fiton zgjehdjet.
    Pra e mira eshte qe Rama ta uli bishtin dhe ta pranoje humbjen pa u bere zgjedhje fare, se ja e thote ky sondazhi.

    1. pervec te gjatit do fitojme dhe pidhin e motres tate qe ta qijm kolektivce, s do merret vesh i kujt do jete nipi jot kurve sufllaqje

    2. Ta shkërdheftë opozita krejt farefisin me radh mor derrr koperstive do shohim se ku do shkoni ju derrrrrrraaaaaa

  4. Dt 25 vjen shpejt. Do dali rezultati dhe do biem rehat. Ndaj beni qetesi, shkoni votoni dhe mos u merrni me llafe. Nese LSI merr 11 deputete dhe vendos fituesin, i bie e kryeminister behet Meta. Nese PS del force e pare ka te drejte ajo e para te bej qeverine. Rezultati eshte i qarte.
    Duam te karikojme elektoratin OK, por rezultati eshte i qarte.
    Qe ne Kosove do fitonte Albin Kurti e percaktonin gjithe sondazhet dhe me diference te madhe sic dhe doli.

  5. Në të tre këto poste ka më shumë hije se dritë, e natyrisht skandale të rrënqethëse.

    Ministër i Transporteve ka problemin e keqmenaxhimit të kontratës së “Rrugës së Kombit”, e cila shkoi në Prokurori, ku ishte i dyti ministër i qeverisë “Berisha” nën hetim zyrtar.

    Në Ministrinë e Jashtme firmosi “Marrëveshjen e Detit” me Greqinë, çka është një gur aq i rëndë sa nuk mund të zbutet me asnjë daltë të propogandës apo PR-it.

    Në Ministrinë e Brendshme, përveç të tjerave është njeriu që ka drejtuar dikasterin që administron forcat e rendit, pikërisht kur këto të fundit vranë 4 qytetarë në tubimin e opozitës.

    Le të vijmë tek Bashkia e Tiranës. Debate mund të bëhen shumë, se e nisi me zhbërje, siç ishte projekti i sheshit “Skënderbej”, e mund të vijohet në shumë gjëra të tjera që nuk i bëri apo i zhbëri.Prasin e tritanit te salihut ne bythe shtrengoheni mire deri 25 prill

    1. Duket ae këtë detyrë ke marë nga Lali Fiku që të postosh këtë dacibao idiote dhjetra herë në ditë nëpër portale, pas çdo shkrimi, edhe pa e lexuar fare se për çfarë bën fjalë

      . Jam kurioz ta dij, se në cilën media e ke vjedhur, se sikur bie erë Bolinoje

    1. Haha, po pse e meritonte te parin, apo meritonte 3 mandate si kryetar bashkie? Sa shpejt i paske harru pamjet ku dilte me sepat ne dor duke pre shtyllat e telefonit apo ku fliste ne podium si nje i semire psigjik. Jam i bindur qe PS ka dhe ka pas burra e gra 100 here me te mir se Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *