• |
ide | kryesore

Rama nga Fieri për Bashën: Me tufa njerëzish me dy gishta nuk do merrni më shumë vota

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka sulmuar nga Fieri kryedemokratin Lulzim Basha për takimet elektorale në disa qytete dhe grumbullimet referuar pandemisë. Nga takimi me kandidatët në Fier Rama ka paralajmëruar me masa më të rrepta duke theksuar se nuk kemi preferuar që të ndëshkojmë ekonominë, por nga ana tjetër kjo nuk duhet të thotë që njerëzit të lëshohen përtej nevojave të punës, të jetës së përditshme në situata që bëjnë të kundërtën e vaksinës.

“Të mos ushqehemi me iluzionin se duke mbledhur ato tufa me dy gishta marrin ndonjë votë më shumë. Është komplet absurde dhe realisht dëm i madh. Paralelisht me vaksinimin, rregullat duhet të respektohen dhe çdokush duhet të shtrëngojë veten në raport me ato masa që janë të thjeshta, por nuk duhen shkelur. Ne nuk kemi preferuar që ta shtrëngojmë ekonominë, të shtrëngojmë mundëisnë për punë të të gjithë njerëzve, por ama nga ana tjetër kjo nuk duhet të thotë që njerëzit të lëshohen përtej nevojave të punës, përtej nevojave të jetës së përditshme në situata që faktikisht bëjnë të kundërtën e vaksinës, bëjnë të kundërtën e përpjekjes së përbashkët.
Unë besoj që ne duhet realisht që të marrim një vendim shumë të qartë të gjithë bashkë. Ne e kemi marrë si PS, por duhet ta marrim të gjithë bashkë”, tha kryeministri.

“Nëse është nevoja për të zgjeruar më shumë se sa një numër i kufizuar njerëzish që mund të grumbullohen së bashku, këtë nevojë do ta adresojmë së bashku dhe do ta adresojmë duke iu drejtuar autoriteteve. Nuk më takon mua dhe nuk na takon ne ta bëjmë të vetëm këtë gjë pasi ne nuk e kemi problem, mund të shkojmë deri më 25 prill me 10 veta në çdo event dhe na mjafton të mbajmë distancat dhe kaq. Por nëse është e nevojshme mund t’i drejtohemi autoriteteve, por nuk mund dot të vazhdohet kështu. Unë i ftoj të gjithë shqiptarët të mos jenë tolerantë në opinionin e tyre në raport me këto shfaqje që të kujtojnë ato mitingjet pa shije të viteve ‘90. Hip mbi makina, mblidh njerëz me dy gishta, grumbullohu me flamuj deri dhe në një festë si ajo në Elbasan. Vër ulërimën, krijo kot ndotje akustike në mes të qytetit, madje në mes të një feste dhe pastaj bëj dhe viktimën sikur u sulmove, ndërkohë që qëndron aty si një provokator i njerëzve pa dallim dhe me montazhe skuthash krijon komplet idera të gabuara mbi atë që në fakt ka ndodhur dhe që nuk kishte lidhje as me mua as me ne që ishim aty, por ishte rezultati i mungesës së plotë të përgjegjshmërisë. Provokime, acarime, tensionime krejt të panevojshme”, deklaroi Rama.



8 Comments

  1. Kursi, bazuar në vendimin e qeverisë është bërë në Shtëpinë e Pushimit në Durrës’ dhe prandaj quhet Juridiku i Plepave. Në shkollë hynë 1216 militantë, që për 6 muaj dolën juristë dhe pushtuan Gjykatat. Pas 25 vjet kur nisi Reforma në Drejtësi, duken gjyqtarët e Plepave që i kanë vënë flakën Drejtësisë. Sipas statistikave nga numri i dosjeve në gjykata, afërsisht çdo shtetas ndodhet në tre konflikte gjyqësore. Prej 6 vjetësh, që nga viti 2015, Reforma në Drejtësi ka përdorur lavatriçet më të fuqishme të ‘zhavorrit’, por nuk ka mundur të lajë gjykatësit e vendit deri në pikën që të gjejë aq gjykatës ose prokurorë të pa ndotur prej Gjykatës së Parë. Gjykatësit e Parë mbrojtjen fajtorët e Gërdecit dhe akuzuan viktimat; mbrojtën qeverinë që sulmoi me armë kundër popullit në vitin 1997, autorët e vrasjes së Remzi Hoxhës, Kosta Trebickës, Shkëlqim e Halil Haklaj, etj.

  2. Ti i paemer i 14:25,a t’u staku’ truri eah!Apo…vari trapin Kopy paste.
    Nejse nuk ke argumenta te tjera.
    O Edvin ShkerdhRama je kokrra e mashtruesit .Si i paburrni qe je nuk e pranon se deshtaku ma i madh n’historine e kryeministrave shqiptar je TI dhe vetem TI.Tashti ke fillu te merresh edhe filma te vizatuar per femije.Meqenese historia te ka mbaru,intersohu per pensionin.Bani gati dokumentat perpara se te shkosh n’burg.
    PALACO KARAXHOZ 2 metra!

  3. Pirro: O Luli po më merr gruaja, hajde të bëjmë një fotografi.

    Lulzim Basha: Ma jep, si e ka emrin bashkëshortja?

    Pirro: Thëllëza

    Lulzim Basha: Thëllëza si je? Mirë, ja me Pirron duke qarë hallet. Do fitojmë patjetër. Është fitorja juaj, e çdo familje shqiptare.

    Ja kam kapur dorën e njeriut punëtor. Këto duar do të prodhojnë mirëqenien. Lulzim salih basha alias Enver

  4. Legjendari SALI BERISHA!
    Ridhjersat tmerrohen nga SALA!!??
    Hahaha…Paska qene i madh ky MALESORI BERISHA.
    Si asht e mundur qe vetem Ai i terbon!?
    Apo nuk kan fuqi me u marre me te tjeret dhe sulmojne nji plak….
    Keto jane trimat e Edvin ShkerdhRames te RISHKERDHJERJES!

  5. Edver llapaqeni ngado qe shkon vetem barcaleta tregon o haxhi qamil I shekullit 21,na e shpife nuk te shikojme dot o qelbesire

  6. Saliu aq tmerr e keni mo Ripjerdhesa??po kaq shije te mire ju ka lene te mamat ose motrat tuaja mo te mjere??. Lereni kete byth qirin e Surrelit sepse ne se ashte nate e zeze ai ka per te thene esht dite me diell te forte?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *