• |
ide | kryesore

“Përse këta flamuj me Diegon?”: i’a kanë mbajtur të fshehur, vetëm Biliardo nuk e di humbjen e Maradonës

-Instant, Sport



Një histori dashurie e dhimbje. Drama e Carlos Bilardo. Ish-trajneri i Argjentinës, në një moshë të madhe, është njeriu i vetëm që nuk e di për vdekjen e Diego Maradona edhe pse ai vazhdon të pyesë, siç raportohet nga Olè, përse në TV vazhdojnë të transmetojnë imazhe të flamujve në kujtesë të tij.

Bilardo ka patur probleme të mëdha shëndetësore. E familja, në konsultim me mjekët, vendosi të mos i tregonte atij lajmin e vdekjes së Diegos. Frika është se nuk mund të durojë dhimbjen. Trajneri kampion bote në vitin 1986 me Albiceleste është shumë i ludhur me Diegon. Së bashku, ata e kanë çuan Argjentinën në majën e botës. E i shkuan pranë përsëritjes. Bilardo, në rol drejtuesi, ishte gjithmonë pranë Maradonës kur D10 ishte në pankinën e ekipit kombëtar. E kjo justifikon zgjedhjen e familjes. Jo një gënjeshtër, por një shmangje për një qëllim të mirë për të ruajtur shëndetin, shumë të brishtë, të “Narigon”.

Ish-trajneri argjentinas, 83 vjeç dhe me një sëmundje neurodegjenerative, alternon momentet e humbjes me kthjelltësinë. E megjithatë nisi të dyshojë për diçka. Kjo u konfirmua nga vëllai i tij Jorge, i cili kujdeset për të dhe ka menaxhuar situatën: “Kur Diego vdiq, ne zgjodhëm të fiknim TV dhe të përdorim vetëm Netflix në mënyrë që ai të mos kishte asnjë lajm ose njohuri për atë që po ndodhte”. Dhe funksionoi për një kohë. “Ai u bë i apasionuar pas disa serialeve televizive”. Por më pas pasioni për futbollin u kthye në lojë. “Vëllai im u kthyer të ndiqte ndeshjet. Unë gjithmonë e mbaj volumin shumë të ulët dhe përqendrohem te futbolli evropian, por shohim edhe Estudiantes së bashku dhe kur ekipet argjentinase dalin në fushë, ka gjithnjë shumë flamuj të Diegos kudo. Dhe ai më pyeti nëse kishte ndodhur ndonjë gjë. Ai ende nuk e di dhe është më mirë që të jetë kështu, sepse përndryshe do të na vriste të gjithëve. Ende nuk e ka mësuar se Diego, Tata Broën apo Sabella kanë vdekur ”

Padyshim që familja ka heshtur ose ka devijuar nga tema. Një zgjedhje e dhimbshme por që akoma po jep fryte. Shëndeti i Bilardo-s, megjithëse duhet të monitorohet vazhdimisht, është krejt i pranueshëm në lidhje me situatën e tij. Trajneri kampion bote ka bërë vaksinën e parë kundr Covid e është në pritje të dozës së dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *